LAJMI I FUNDIT:

Q7-shi i Mustafës ende në garazh (Video)

Q7-shi i Mustafës ende në garazh (Video)

Audia Q7 me të cilën udhëtonte Isa Mustafa sa ishte në krye të Prishtinës, vazhdon të qëndrojë në garazh që kur Shpend Ahmeti erdhi në pushtet, njofton Klan Kosova.

Ani pse për blerjen e tij u dhanë rreth 76 mijë euro, në vitin 2014 dështoi të shitet edhe për 41 mijë e 810 euro.


Kjo pasi për shitje mbështetjen e dha edhe kuvendi komunal, por pa votat e LDK-së.

Paratë thanë se do të destinoheshin për drejtorinë e shëndetësisë.

E tani, dy vjet më vonë, komuna do të tentojë përsëri ta shes makinën bashkë me rreth 250 vetura të tjera, që janë asete të komunës,njofton Klan Kosova.

Autosalloni Reforma, në të cilën u ble kjo veturë i tha Klanit se çmimi për veturë të tillë sillet rreth 25 mijë euro.