LAJMI I FUNDIT:

Qazim Osmani: Isha në hotel me Ana Nikolicin

Qazim Osmani: Isha në hotel me Ana Nikolicin

Biznesmeni shqiptar, Qazim Osmani (Felixi), i njohur për ‘lidhjet e tij me këngëtaret serbe Natasa Bekvalac e Ceca, ka konfirmuar për mediat e Beogradit se në fshehtësi është takuar me Ana Nikolicin në hotelin “Maestral”, por nuk i kujtohet shoqërimi me të në jaht. Kur e dashura e tashme e Qazimit, Manda Popovic, ka marrë vesh për këtë, i ka qëruar fizikisht hesapet me Anan.

“Nuk jam i sigurt nëse Ana ishte në jahtin tim. Nuk e mbaj mend. Nuk e di për jahtin, ndoshta ishte në shoqërinë time. Unë kam shoqëri të madhe. E, nga hoteli, jemi parë në ‘Maestral’”, ka thënë Qazimi.

Megjithatë, Ana i mohoi këto pohime, duke i quajtur gënjeshtra.


Manda Popovic deri tash nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, kështu që edhe këtë herë nuk ishte e gatshme për komente.

Sipas informatave të mëparshme, Manda dhe motra e saj kanë hyrë në dhomën e hotelit ku qëndronte Ana Nikolic për t’i pastruar hesapet me të, pasi kjo e fundit dhe disa shoqe të saj janë shoqëruar me biznesmenin shqiptar.

“Është e vërtetë se ka ardhur deri te një shqetësim në ‘Maestral’, pikërisht në momentin kur po bëhesha gati për t’u kthyer në Beograd. Vajza që e përmendin mediat, më hyri në dhomë duke më kërkuar që t’i shpjegoja se cila nga vajzat nga shoqëria ime një natë më parë ka flirtuar me të dashurin e saj. Nuk më shkon në mend të përzihem në gjëra të tilla dhe u përpoqa që ta largoj nga dhoma. Gjatë asaj përleshjeje jam lënduar”, ka shkruar Nikolic nëpër rrjetet sociale duke shtuar se hoteli dhe të gjithë të përfshirët në incident do të paditen.

Manda ishte xheloze, sepse një shoqe e Anas flirtonte me të dashurin e saj, ndërsa thuhet po ashtu se ishte nervoze se Ana një natë para incidentit e kishte imituar Mandan prapa shpine. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori