LAJMI I FUNDIT:

Qentë “identifikojnë” kancerin në ovare

Qentë “identifikojnë” kancerin në ovare

Sipas një studimi të universitetit të Pensilvanisë në SHBA, qentë me anë të nuhatjes së tyre arrijnë të “identifikojnë” qelizat kancerogjene në fazën fillestare.

Studimet e fundit kanë treguar se qentë mund të zbulojnë nëse një grua është e sëmurë me kancer në ovare. Ky kancer fillon në vezore, që janë organet binjake që prodhojnë vezët e gruas dhe burimi kryesor i hormoneve femërore, estrogjenit dhe progesteronit. Qentë, që kanë një nuhatje shumë më të avancuar, janë në gjendje të dallojnë këto ndryshime në trupin e njeriut që në fazat e para.

“Qeni është miku më i mirë i njeriut” nuk mund të ketë vlerë më mirë sesa në këtë rast. Qeni ka arritur të zbulojë kancerin tek njeriu, ky është një fakt tashmë zyrtarë. Mjekët thonë se është fakt i njohur që qelizat tumorale kanë shenja të jashtme, si era e ndryshme e urinës dhe një sërë simptomash të tjera.


Aktualisht po punohet me një projekt tek një qendër që stërvit qentë për të arritur një rezultat më konkret në këtë fushë, kanë deklaruar studiuesit e universitetit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori