Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që familjarëve të dëshmorëve të ua ndal pensionet. Sipas tij, nëse Qeveria nuk anulon këtë vendim anti-ligjor dhe të turpshëm deri të enjten, ata janë të detyruar që të dalin në protestë ditën e premte.
Postimi i plotë i Qeriqit në Facebook:
Sot qeveria e republikës së Kosovës, kishte marrë një veprim apo vendim të kundërligjshëm, ku familjeve të dëshmorëve ua kushtëzon të drejtën e pensionit të dëshmorëve, jo që është vendim anti ligjor, por është vendim I turpshëm.
Ne kërkojmë nga kryeministri dhe kabineti qeveritar, që këtë vendim ta anuloj, dhe familjeve të dëshmorëve tua kryej obligimet ligjore në të kundërtën nëse qeveria nuk reflekton në këtë drejtim, deri ditën e enjte, atëherë ne jemi të detyruar që të premten të protestojmë në mbrojtje të familjeve të dëshmorëve dhe të drejtave të tyre.
Nga kjo qeveri vërehet qartë se nuk ka shenja të zhvillimit të vendit, kjo qeveri dhe qeveritë paraprake nuk zhvilluan asnjë strategji që ekonomia e këtij vendi të rritet, krejt çka punuan këto institucione është se punuan për tu pasuruar vet dhe për ta degraduar ketë shtet.
Ata nuk lanë të zezë pa i bërë shtetit, shkatërruan, privatizuan gjithçka për qëllimet e tyre dhe në dëm të popullatës.
Procesi I privatizimit I dha goditjen më të fuqishme këtij vendi dhe popullatës të shumëvuajtur. Na mbytën çdo shpresë për fëmijët dhe të ardhmen tonë, duke mos na lënë asnjë shpresë që fëmijët tanë do të kanë një jetë normale dhe do të kenë të garantuara vendet e punës.
Të nderua bashkëluftuar ju lus dhe ju bëj thirrje që të jemi unik në të drejtën tonë ligjore që na takon.
Nëse nuk do të reagojmë të bashkua për çdo padrejtësi që do të na bëhet neve si kategori të luftës të UÇK-së, problemet do të na përcjellin në vazhdimësi. Andaj ju lus që o sot o kurrë të jemi të bashkuar dhe unik.
Nëse kjo nuk do të bëhet atëherë kjo lojë dhe këto padrejtësi do të na prekin të gjithëve. Qeverisë i konvenon që ne të jemi të përqar dhe të ndarë sepse do ta ketë të lehtë të marr vendime në dëm tonë, nëse ne jemi unik ju garantoj se do të arrijmë gjithçka.
Krejt në fund edhe njëherë kërkojmë nga qeveria ti ndalë këto veprime të turpit dhe të punoj në të mirën e kategorive të luftës dhe të qytetarëve. Kërkojmë nga ky kabinet qeverisës që mos tu hyj në hak këtyre kategorive, por të marr një vendim për pastrimin e listave të veteranëve ti largojnë ata militant, aktivist të tyre, ti largojnë ata miq e jarana që i kanë futur në këto lista, ku këta të fundit po ua hanë hakun atyre që luftuan u sakrifikuan dhe u flijuan për çlirimin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën