LAJMI I FUNDIT:

Qeveria hesht për Ferronikelin (Video)

Punëtorëve të gjigantit metalurgjik Ferronikel në Drenas, një ditë më herët iu rikthyen shpresat se dy kërkesat – për shkak të të cilave është ndalur edhe prodhimi – brenda këtyre ditëve do të realizohen.

Mirëpo, institucionet përgjegjëse, si Qeveria dhe ministritë përkatëse, nuk kanë pranuar të flasin për këto dy kërkesa nëse do të realizohen, duke hedhur përgjegjësinë nga njëra te tjetra.


E kontaktuar nga televizioni shumë herë, Zyra e Kryeministrit nuk ka dashur të flasë për Ferronikelin duke thënë se përgjegjësia për këtë qëndron tek Ministria e Financave dhe e Zhvillimit Ekonomik. /Tribuna/