LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ia “hapë dyert” Ramiz Kelmendit

Qeveria ia “hapë dyert” Ramiz Kelmendit
-->

Posti i zv/kryeministrit në Qeverinë e Isa Mustafës pritet që plotësohet. Emri më i përfolur për këtë post është pikërisht deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi.

Ky i fundit, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se është i gatshëm që të takohet ‘sy më sy’ me kryeministri Mustafa për të diskutuar rreth këtij posti.

“Duhet pyetur kryeministri dhe partneret e koalicionit se pse ende nuk më është dhënë posti i zv/kryeministrit”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka shtuar se “Shprehja e dëshirës sime është diçka tjetër, por bisedat janë që nesër të mbahet një takim, e që nuk dihet nëse do të mbahet sigurt apo jo e gjitha varet nga ana e kryeministrit”.

“Unë jam i gatshëm për këtë takim, gjithashtu jam i gatshëm edhe për postin e zv/kryeministrit pasi kam punuar për këtë vend”, ka shtuar Kelmendi.

Kurse burimeve të Indeksonline brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kryeministri Isa Mustafa dhe deputeti Ramiz Kelmendi janë takuar disa herë lidhur me këtë çështje por që ende nuk ka asgjë konkrete dhe që takimi i paralajmëruar për nesër nga ana e deputetit Kelmendi nuk pritet të mbahet.

Por sipas këtij burimi, është mëse e mundur dhënia e postit të zv/kryeministri deputetit Kelmendi, pasi ka vullnet të madh për këtë.

Sipas informacioneve të Indeksonline, zgjatja e mos-vendosjes së kësaj çështje ka të bëjë me demarkacionin, dhe çështjeve të tjera të rëndësishme në vend.

“Vendosja për këtë pritet të bëhet në kuadër të riformatizimit të Qeverisë së Kosovës”, është thënë nga ky burim, teksa është shtuar se kryeministri vazhdon të jetë në Holandë, dhe që vazhdon të jetë i pamundur një takim për ditën e nesërme.