LAJMI I FUNDIT:

Qeveria kursen mbi një milion euro nga prokurimet e përbashkëta

Qeveria kursen mbi një milion euro nga prokurimet e përbashkëta

Prokurimet e përbashkëta qendrore po japin efekte pozitive në kursimin e mjeteve buxhetore. Ky është rezultat i politikave të Qeverisë Mustafa për aplikimin e prokurimeve qendrore të përbashkëta, për menaxhim më efikas të parasë publike, si dhe kursim të buxhetit. Qeveria Mustafa në fillim të mandatit të saj, me iniciativë të Ministrisë së Financave, ka aprovuar për herë të parë rregulloren për mallrat dhe shërbimet për prokurime të përbashkëta.

Agjencia Qendrore e Prokurimit ka zhvilluar prokurime qendrore, duke u bazuar në Ligjin e Prokurimit publik. AQP ka realizuar këto aktivitete të prokurimeve të përbashkëta: furnizim me dru, furnizim me thëngjill, furnizim me mazut, furnizim me pelet dhe furnizim me karburante. Si rezultat i këtyre prokurimeve, në buxhetin e Kosovës për vitin 2015 janë kursyer mbi një milion euro.


Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që paraja publike të kursehet dhe të sigurohet transparencë e plotë ndaj qytetarëve për mënyrën e shpenzimit të taksave të tyre.

Reforma tjetër gjatë këtij viti në këtë fushë përfshinë prokurimin elektronik, i cili ka filluar të zbatohet në disa organizata buxhetore. Ndërkaq, nga shtatori i këtij do të fillojë në të gjitha organizatat buxhetore qendrore. Nga janari i vitit të ardhshëm, prokurimi elektronik do të zbatohet në të gjitha organizatat buxhetore. /Telegrafi/