LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndryshon qasjen për demarkacionin (Video)

Qeveria ndryshon qasjen për demarkacionin (Video)

Dhjetë ditë pas tërheqjes se projektligjit për demarkacionin, Qeveria e Kosovës – e udhëhequr nga Isa Mustafa – ka vendosur të ndryshojë qasjen e saj për çështjen e demarkacionit.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se në asnjë variant, Ekzekutivi nuk do të merr pozitën e të qenit i relaksuar dhe aq më pak nuk do të sillet në mënyre arrogantë e të thotë se e kanë kryer punën siç duhet (ndonëse, siç shprehen qeveritarët, e kanë përkrahjen e fuqive më të mëdha perëndimore për ratifikimin e versionit aktual të demarkacionit).


Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Mustafa ka thënë se procedimit të kësaj marrëveshje në Kuvend do t’i paraprijë një debat shterues dhe argumentues me akterë të ndryshëm përkitazi më këtë marrëveshje. /Gazeta Tribuna/