Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim stafin menaxhues të Ferronikelit. Në këtë takim u bisedua për gjendjen e kësaj kompanie si dhe për kapërcimin e vështirësive me të cilat po përballet Ferronikeli.
Ministri i Financave dhe përfaqësuesit e Ferronikelit u pajtuan se kompania Ferronikel është e një rëndësie të veçantë për ekonominë vendore dhe në veçanti për fuqinë punëtorë e cila është e angazhuar në këtë kompani. Njëkohësisht vlen të ceket se nga totali i eksporteve të Kosovës diku mbi gjysma prej tyre përfaqësojnë produktet nga Ferronikeli.
Gjatë këtij takimi, Hoti shfaqi pikat në të cilat Ministria e Financave mund të ofroj përkrahje për këtë kompani, sipas të cilit janë ulja e garancionit bankar në harmoni me kërkesën e kompanisë Ferronikeli në momentin e përmbushjes së obligimeve ndaj Doganave të Kosovës. Përkrahje në marrjen e licencës nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për importin direkt të vajrave të rënda, hap i cili i liron nga detyrimet në pagesat e akcizës për këtë lëndë. Gjithashtu, është dakorduar që pagesat e tatimit në të ardhura të përmbushen me këste deri në stabilizimin e situatës në tregjet botërore të metaleve. Për më tepër, Ministri Hoti ju ofroj ndihmë shtesë ndaj kërkesave ekzistuese të tyre, më specifikisht, lirimin nga detyrimet doganore të materialeve që ndihmojnë në prodhim.
Me këto iniciativa, Ministria e Financave ka përmbushur kërkesat e Ferronikelit si dhe ka ofruar ndihmë shtesë ndaj kërkesave të tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë