LAJMI I FUNDIT:

Qeveria PDK-AAK ndihmon veriun drejt statusit special

Qeveria PDK-AAK ndihmon veriun drejt statusit special

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e tretë me homologun e tij serb, Ivica Dacic, në Bruksel, që është paralajmëruar se do të mbahet të martën e ardhshme, do të ndjehet shumë komod dhe më i relaksuar sesa në takimet paraprake, dhe këtë falë mbështetjes së liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Këtë komoditet Thaçi do ta ketë falë mbështetjes që i ka dhënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas lirimit nga Haga dhe dërgimin e njeriut të dytë të partisë, Blerim Shalës në delegacionin e bisedimeve me Serbinë. Ka disa muaj që AAKja ka ndryshuar zhargonin dhe sjelljen e saj karshi qeverisë, në veçanti karshi bisedimeve, ndërsa së fundi është bërë edhe zyrtarisht pjesë e negociatave, duke pranuar që nënkryetari i parë, Blerim Shala, të jetë koordinator për bisedime.

Por, “vulë” i ka rënë i pari i Aleancës, Haradinaj, i cili në ditën e parë pas kthimit nga Tribunali i Hagës, ka deklaruar se partia të cilën ai e drejton e mbështet ekzekutivin, siç ka thënë ai, në procese nacionale, siç janë bisedimet me Serbinë.


Analistët politikë paralajmërojnë se pikërisht përafrimi i dy partive të dala nga lufta e UÇK-së, mund t’i “ndihmojë” veriut që të përfitojë një statut të veçantë nga ai që ka momentalisht – gjë që do të arrihej gjatë bisedimeve Prishtinë – Beograd, shkruan “Zëri”.

Shpend Kursani nga Instituti KIPRED, organizatë kjo e cila e pati paralajmëruar krijimin e “UÇK-qeverisë” për ta zgjidhur çështjen e veriut, thotë se të gjitha hapat momental të politikës kosovare po dërgojnë në jetësimin e skenarit të paralajmëruar.

Ekziston rreziku që nëse bëhet një aleancë mes PDK-së dhe AAK-së, atëherë ky kundërshtim popullor edhe nga serbët edhe nga shqiptarët do të zbehet, sepse siç kemi cekur edhe më herët me zotin Haradinaj dhe me zotin Thaçi në qeveri pretendohet që meqenëse kanë qenë pjesë e UÇK-së, do të mund t’i menaxhojë pakënaqësitë gjithë popullore. Këtu qëndron ideja pse nëse hyn në qeveri zoti Haradinaj mund t’i jepet një status special veriut”, thotë ai.

Ndërkaq, politologu Behlul Beqaj thotë se çështja e veriut ka dalë jashtë mundësive të faktorit vendor, i cili siç thotë ai, vetëm sa do ta justifikojë zgjidhjen e përgatitur nga jashtë.

“Këtë (implementimin e zgjidhjes që ofrohet nga ndërkombëtarët) ka mundur ta bëjë gjithkush, por pasojat e reaksionit të qytetarëve nuk do të ishin të njëjta ngase detonator i gjendjes, kryesisht është koalicioni PDK-AAK” thotë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori