0Shares

Qeveria beson të ketë plotësuar njërin prej kushteve të përcaktuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të marrë dritën e gjelbër për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit, që ndryshe njihet si “Rruga 6”.

Ministri i deritashëm i Financave, Bedri Hamza, në ditën e largimit të tij nga posti ka bërë të ditur se fondi i rezervës shtetërore është mbi 300 milionë euro. Ky fond ka qenë njëri ndër kushtet, të cilat FMN-ja ia pati kërkuar Qeverisë së Kosovës në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria buxhetore pas inicimit të punëve në autostradën e dytë të vendit.

“Viti 2012 është përmbyllur me bilanc bankar mbi 300 milionë euro, që është më shumë sesa pritjet reale”, ka thënë të martën ministri i dorëhequr i Financave, Bedri Hamza, shkruan Koha Ditore.

Me kërkesë të FMN-së, ekzekutivi pati përfshirë një nen të veçantë në buxhetin e vitit 2013, në të cilin parashihen kriteret e pranueshme për fillimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)