Qeveria e Kosovës po merret intensivisht me rastin e arrestimit të Nehat Thaçit, drejtor i policisë rajonale në Mitrovicë, nga ana e autoriteteve të Serbisë.
Kështu kanë deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ai i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Hoxhaj ka thënë se ministria që ai drejton është marrë intensivisht me rastin e arrestimit të Thaçit. Ndonëse, sipas tij, në kohë të tilla nuk bëhen deklarata për opinion publik, sepse nuk është në natyrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme që paralelisht me angazhimin diplomatik të bëhen deklarata në proces.
“Kryeministër , dua t’ju siguroj edhe juve edhe qytetarët se e kemi dhënë maksimumin nga ana jonë. Natyrisht që rastet e tilla janë të papranueshme për ne si Qeveri e Republikës së Kosovës, sikurse janë të papranueshme edhe rritja e numrit të kërkesave nga ana e Serbisë në kuadër të INTERPOL-it, ku shpeshherë qytetarët e Republikës së Kosovës pa asnjë të drejtë ndalen në kufij të shteteve fqinje”, është shprehur Hoxhaj.
Si Ministri e Jashtme, ka vijuar Hoxhaj, deri më tash janë menaxhuar 4-5 raste, për çka i ka falënderuar shtetet fqinje të Ballkanit, të cilat kanë treguar mirëkuptim.
“Desha vetëm t’ju informoj se dje jemi marrë në mënyrë intensive. Dje kemi biseduar 2-3 herë me ministrin Hyseni dhe pa e mbi interpretuar këtë situatë do të japim maksimumin që të bëjmë një zgjidhje të shpejtë”, ka theksuar ministri Hoxhaj.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka deklaruar se të gjitha aktivitetet që po ndërmerren për rastin Thaçi, kanë si qëllim lirimin sa më të shpejtë të tij.
“Në bazë të informacioneve që kemi, nuk ka mbështetje ligjore për mbajtjen e tij në arrest.”
“Vërtetë ne kemi qenë në presion të madh të opinionit që të deklarohemi, por ndërkohë që bëheshin të gjitha përpjekjet dhe po vazhdojnë të bëhen për lirimin e tij, është e pavend që të bëjmë deklarime publike që mund t’i vështirësojnë të gjitha përpjekjet për lirimin sa më shpejt të Thaçit”, ka thënë Hyseni.
Ai e ka cilësuar të papranueshme që në listat e INTERPOL-it figurojnë njerëz, qytetarë të Kosovës, që kanë marrë pjesë në luftë në çfarëdo mënyre.
“Ky është një proces afatgjatë i cili duhet të zgjidhet qoftë përmes anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, qoftë përmes ndërtimit të marrëdhënieve bilaterale midis shteteve”, ka thënë Hyseni.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar të enjten se policia serbe ka arrestuar Nehat Thaçin, nga Ferizaj, në bazë të “fletarrestit të lëshuar me urdhër të Gjykatës së Lartë në Nish për veprën penale të terrorizmit”.
Në kumtesën e Ministrisë thuhet se “Thaçi u arrestua të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20, në vendkalimin administrativ Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë Qendrore”.
“Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për përcaktimin e paraburgimit nga viti 2010, Thaçi është dërguar në njësinë e paraburgimit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Kjo nuk ishte hera e parë që qytetarë apo zyrtarë të Kosovës arrestohen, jo vetëm në Serbi, por edhe vendet tjera, në bazë të fletarresteve të Serbisë, që i ka deponuar në INTERPOL.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas zgjedhjeve presidenciale, partitë maqedonase vazhdojnë me fushatën për zgjedhjet kuvendare
“Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij”, ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën