Pavarësisht se kanë kaluar katër muaj prej se kur konsorciumi francez ka dështuar që të sigurojë mjetet për projektin e Brezovicës, Qeveria ende nuk e ka marrë vendim rreth Brezovicës edhe pse nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është thënë se Qeveria e ka “Planin B” për të vazhduar përpara me këtë projekt.
Por, në përgjigjen për gazetën “Zëri” zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë kanë thënë se nuk dihet nëse plani për projektin e Brezovicës do të realizohet këtë vit.
Por, në anën tjetër njohës të zhvillimeve ekonomike në vend kanë thënë se Qeveria nuk e ka pasur asnjëherë një “Planin B” për Brezovicën edhe pse është proklamuar një gjë e tillë.
Në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë thuhet se vendimet për projektin e Brezovicës merren nga Qeveria dhe se sipas tyre Qeveria është në proces final të analizimit të opsioneve pa bërë të ditur se si të vazhdohet më tej rreth Brezovicës.
“Vendimet sa i përket zhvillimit të projektit të Brezovicës merren nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila është në proces final të analizimit të opsioneve për të vazhduar me projektin. Sapo Qeveria të përcaktohet se me cilin opsion të shkohet më tutje, do të lëvizet menjëherë me procedurat e nevojshme në mënyrë mjaft transparente”, thuhet në përgjigjen dhënë gazetës. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre