LAJMI I FUNDIT:

Qeveria me zgjidhje antikushtetuese për mandatin e EULEX-it

Qeveria me zgjidhje antikushtetuese për mandatin e EULEX-it

Nuk ka mbështetje në Kushtetutë vazhdimi i mandatit të EULEX-it, që Qeveria mëton ta bëjë nëpërmjet një ligji të veçantë.

Ky mision evropian mund t’i ushtrojë kompetencat vetëm mbi bazën e marrëveshjes ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Kushtetuta flet në nenin 20 për bartjen e sovranitetit. Në paragrafin e parë të këtij neni precizohet se “Republika e Kosovës, në bazë të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare, për çështje të caktuara mund t’iu kalojë kompetenca shtetërore organizatave ndërkombëtare”.

Prej 2008-s e deri tash, për çdo dy vjet, vazhdimi i mandatit të EULEX-it është bërë nëpërmjet letrave të shkëmbyera midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të cilat janë konsideruar si instrumente të marrëveshjes ndërkombëtare dhe secilën herë janë ratifikuar me votën për, të së paku dy të tretave të ligjvënësve kosovarë.

Në mungesë të një letërkëmbimi të ngjashëm, Qeveria ka improvizuar të hënën, kur e ka proceduar për votim në Kuvend, Projektligjin për vazhdimin e mandatit të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori