LAJMI I FUNDIT:

Protesta kundër projektligjit për Trepçën në Zveçan përfundon e qetë

Protesta kundër projektligjit për Trepçën në Zveçan përfundon e qetë

Protesta e thirrur nga punëtorët e shkritores së “Trepçës” në Zvecan ka përfunduar e qetë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Ai tha se rruga Zvecan – Leposaviq është zhbllokuar nga protestuesit dhe se tash është çdo gjë në gjendje normale.

“Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente dhe rruga është zhbllokuar”, ka thënë Hoti për Telegrafin.

Ndryshe, me qindra protestues serbë kanë marr pjesë në këtë protestë për të kundërshtuar procedimin e projektligjit të Trepçës. /Telegrafi/

—————————————————————

Qindra protestues serbë bllokojnë rrugën Zveçan-Leposaviq, kundër Projektligjit për Trepçën

Qindra protestues serbë kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, në fshatin Rudar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se protesta është duke vazhduar e qetë dhe pa incidente, ndërsa policia është duke e vëzhguar këtë protestë.

Telegrafi mëson se janë parë edhe automjetet zyrtare të ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës, por pa targa.

Protestuesit serbë janë mbledhur për të kundërshtuar procedimin e projektligjit të Trepçës, për të cilin do të votohet sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë protestë përveç punëtorëve të shkritores “Trepça”, po marrin pjesë qytetarë të shumtë serbë, studentë, nxënës të shkollave si dhe kryetarët e katër komunave veriore të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot në orën 15:00, ndërsa si pikë e veçantë të rendit të ditës do të jetë projektligji për Trepçën./Telegrafi/

kolone

pr

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori