LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët flasin për gabimet e KSHZ-së me listën e votuesve të dyshimtë (Video)

Qytetarët flasin për gabimet e KSHZ-së me listën e votuesve të dyshimtë (Video)

Nadica Rebulla që jeton në Qendër të Shkupit është e revoltuar sepse prill në adresën e saj ka arritur një njoftim se duhet të lajmërohet tek KSHZ sepse ajo është në listën e votuesve të kontestueshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo i është përgjigjur ftesës, dhe u lajmërua në Komisionin Shtetëror të zgjedhjeve, ku dha dokumentacionin e duhur për të konfirmuar se është votues rezident.


Mirëpo, tre muaj më vonë, sërish e ftuan nga ky trup, sepse ende po dyshojnë në të.

“Atje [v.j. në KSHZ] ishte një grua shumë mikpritëse. Më kontrolloi dokumentacionin dhe më shpjegoi se çdo gjë është në rregull. Edhe ajo ishte e habitur pse unë isha e ftuar atë kohë si votuese e kontestueshme! Kontrolloi gjithçka dhe më tha se asgjë nuk ka këtu të kontestueshme. 01 35 Kjo ishte hera e parë, kurse tani jam përsëri në listën e votuesve të kontestueshëm, dhe do të duhet të shkoj të lajmërohem përsëri. Është për tu çuditur unë jam votuese e rregullt. Do të shkoj të lajmërohem që të mund të votoj”, theksoi Nadica Rebulla.

Me listën zgjedhore problem i madh është paraqitur edhe me votuesit në Çair.

Baki Çupi, prej lindjes jeton në lagjen e Serovës. Ati i ka ra në sy, se në listën e votuesve të kontestuar figurojnë edhe fqinjët e tij me të cilët është rrit bashkë.

“Unë jetoj prej kohësh këtu thuajse 30 vjet. Kam gjet në listën e votuesve të kontestueshëm shumë banor të kësaj lagje ku unë e di që ata asnjëherë nuk janë larguar nga ky vend, por kanë qenë votues të rregullt. Këta fqinjë veprojnë punojnë këtu, kanë familje këtu. Ishte pak habi për mua pse ato janë në këtë listë të kontestueshme”, u shpreh për Tv21 Çupi.

Edhe pse fqinjët e tij rrezikojnë të fshihen nga lista e votuesve për zgjedhjet e ardhshme, pak prej tyre kanë vendosur që të shkojnë për të vërtetuar të drejtën e tyre të votës.

Sipas KSHZ-së, vetëm në Çair janë mbi 5 mijë banorë, të cilëve mund t’u humb e drejta e votës, nëse nuk lajmërohen në këtë institucion, pasi të shohin emrat e tyre në listën e publikuar në Web faqen e KSHZ-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori