LAJMI I FUNDIT:

Rahmiu i “Fate të kryqëzuara”: Ja pse nuk krijova familje (Foto)

Rahmiu i “Fate të kryqëzuara”: Ja pse nuk krijova familje (Foto)

I diplomar për aktrim në Ankara, për herë të parë ka nisur aktrimin në vitin 1974 dhe në të njëjtin vit u regjistrua në konservatorin teatror dhe një vit më vonë bëhet pjesë e teatrit më të madh në Turqi. Më pas luan edhe në role të ndryshme filmike e seriale. Në vitin 1998 ai u martua me Azalea Akkoyun, me të cilën u divorcua në vitin 2004. Civan nuk ka fëmijë, ndërsa vazhdon të jetë pjesë e teatrit shtetëror.

Në serialin ”Fate të kryqëzuara” ai luan rolin e Rahmiut, babait të Xhihanit. Civan Canova, një nga emrat më të njohur të kinematografisë turke, punon në të gjitha degët e artit, fotografi, teatër, filma të shkurtër e të gjatë, seriale etj.

Nëse s’e keni lexuar: Ju kujtohet Mehmet Kosova? Ja ku është ai! (Foto)


Sa përshtatet karakteri juaj me atë të Rahmiut?

Sigurisht që përshtatet, duhet ta dini këtë gjë se regjisorët në mbarë botën mundohen të gjejnë personin e duhur për një rol në serial, film apo kudo qoftë ai. Unë nuk mund të jem ndryshe nga vetja që jam, aktorët gënjejnë nëse thonë se dallojmë nga karakteret, sepse në një karakter ndryshe nuk ke assesi mundësi të përshtatesh, duhet të jesh gjeni..

Si ka qenë fëmijëria juaj?

Kam qenë një fëmijë i keq, i llastuar. Nëna ime është çmendur prej meje. Megjithatë, me kalimin e kohës unë jam bërë djalë shumë i mirë.

Më pas kur keni mbaruar shkollën e mesme, çfarë keni punuar?

Kam qenë mësimdhënës një kohë në një shkollë fillore, isha shumë ambicioz, e lashë atë punë për shkak të të ardhurave të ulëta.

Jeni familje e madhe?

Po, jemi familje shumë e madhe, kam katër vëllezër, jemi rritur pa baba, por me shumë dashuri, na ka rritur njerku Kartal Tibet.

Babai juaj i ndjerë është marrë me art?

Po, babai im Mahir Canova ka luajtur në teatër, më pas ka qenë drejtor teatri. Pastaj edhe njerku im është marrë me art, njësoj si dhe dy vëllezërit më të vegjël.

A ka merita babai juaj, që ju merreni sot me aktrim?

Patjetër, babain e kam pasur model. Pikërisht për këtë gjë dhe unë iu futa seriozisht artit.

Çfarë mendoni në lidhje me vlerën e teatrit?

Ne sot e kemi ndotur teatrin. Në fakt, ai ishte i ndyrë, nuk është se ne e kemi varfëruar atë.

Ndiheni keq që nuk keni fëmijë?

Jeta rrodhi kështu, jo se nuk kam dashur dhe nuk dua, unë imagjinoja vitet e mia shkollore se si në moshën 60 vjeçe do të isha me nipër e mbesa në teatër, por jo çdo gjë ndodh ashtu siç duam ne. Megjithatë, nuk është se ndiej shumë keqardhje për këtë. Ndoshta jeta ka qenë kundër meje, sepse kam luftuar me veten.

Po raportet tuaja me aktorët e tjerë në serialin ”Fate të kryqëzuara”?

Raportet i kemi shumë të mira edhe tani kur kanë mbaruar xhirimet, unë dal shpesh pi kafe me Gylserenin, Dilarën, pastaj Xhansunë dhe Hazalin i kam si dy vajza të mia, të cilat nuk i kam pasur kurrë. Gjatë xhirimeve ne nuk kemi pasur asnjë problem, ndonëse roli ka qenë i tillë.

rrahmiu 1

rrahmiu 2

rrahmiu 3

rrahmiu 4

Në trend Magazina

Më shumë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori