LAJMI I FUNDIT:

Rakiq: Largimi i uzurpatorëve, aksion kaubojsh!

Rakiq: Largimi i uzurpatorëve, aksion kaubojsh!

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka konfirmuar se ka shtyrë aksionin për lirimin e lokaleve dhe objekteve shoqërore të uzurpuara në veri të Mitrovicës, siç ka thënë, “në bashkëpunim të plotë dhe në koordinim me Policinë e Kosovës”.

Aksioni për lirimin e shtatë lokaleve të ish-ndërmarrjes shoqërore “Lux”, e cila tani është nën menaxhimin e AKP-së, është dashur të përfundojë të enjten, ndërkohë që ai do të zbatohet në ditët në vijim.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, aksionin e Agjencisë Kosovare për Privatizim (AKP) për lirimin e lokaleve dhe objekteve të ndërmarrjeve shoqërore, të uzurpuara në veri të Mitrovicës (shtatë lokale afariste të ish-“LUX”-it), e ka quajtur aksion kaubojsh, i cili, sipas Rakiqit, nuk do të lejohet të zbatohet në veri të Mitrovicës. /Zëri/