LAJMI I FUNDIT:

Rama: Jemi vendi me numrin më të lartë të vrasjeve

Rama: Jemi vendi me numrin më të lartë të vrasjeve

Lideri i opozitës, Edi Rama, në tryezën për sigurinë në vend, ka deklaruar se Partia Socialiste ka një plan të detajuar për rimëkëmbjen e policisë në 300 ditë. Rama tha se në Shqipëri numri i vrasjeve dhe aksidenteve në rrugë për 1 mijë banorë është më i larti në Evropë. Kjo tha ai vjen për shkak të mos zbatimit të ligjit dhe jo mungesës së tij.

“Kush mendon se tre ligje na ndajnë nga parajsa ose nuk do të shikojë ose fatkeqësisht nuk ka sy për të parë. Ne kemi koeficientin më të lartë të vrasjeve në Evropë për 1 mijë banorë. Ashtu si kundër Shqipëria sot është me numrin më të madh të vdekjeve në rrugë në të gjithë Evropën. Kemi katër herë më pak makina për 1 mijë banorë kemi katër herë më shumë njerëz të vrarë në rrugë për 1 mijë banorë”, deklaroi Rama.

Kreu i PS-së nënvizoi se një situatë e tillë vjen edhe për shkak të trajtimit të dobët financiar ndaj punonjësve të policisë. “Policia ka trajtimin financiar më të dobët në të gjithë rajonin. Sot policët shqiptarë taksohen më shuam se të gjithë policët e rajonit”, tha ai.

“Sot paga e një pastrueseje në një institucion është më e lartë se e një punonjësi të patrullës së Policisë së Shtetit”, pohoi Rama. /Telegrafi/