LAJMI I FUNDIT:

Rama: Shqipëria është e interesuar për një Maqedoni demokratike

Rama: Shqipëria është e interesuar për një Maqedoni demokratike
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009. AFP PHOTO / STRINGER (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Gjatë fjalimit të tij në ditën e tretë të punimeve të Asamblesë parlamentare, kryeministri Edi Rama u shpreh se NATO duhet t’i hapë rrugën e anëtarësimit Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu edhe rrezikun rus në Lindje të Evropës, duke kërkuar një koordinim të vendeve të aleancës ushtarake për të garantuar sigurinë, transmeton lajmi.net.

“Integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri jo thjesht për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë familjen euroatlantike. Përgjegjësitë e integrimit nuk mund të kërkohen vetëm jashtë saj. Udhëheqja politike duhet të mbajë barrë kryesore në këtë proces. Institucionalizimi i marrëdhënieve NATO-Kosovë duhet parë si katalizator për të gjithë procesin integrues të rajonit”, tha Rama.


Kryeministri tha gjithashtu se Shqipëria mbështet edhe integrimin e Maqedonisë në NATO, por me kushtin e vetëm, që ky shtet të shkëputet nga praktika e ish-Jugosllavisë.

“Kemi punuar e do të punojmë, që edhe Maqedonia të ankorohet në kursin euroatlantik. Eliminimi i trashëgimisë jugosllave në praktikën shtetërore mbetet parakusht për të ardhmen e atij vendi, për të cilin Shqipëria është e interesuar që të jetë sa më demokratik, sa më i begatë e sa më i bekuar. Besojmë në potencialin e Maqedonisë.

Maqedonia ka mundësinë të projektojë të ardhmen e saj jo mbi formula arkaike të aritmetikave etnike e fetare, por mbi bazën e vlerave të mëdha të lirisë e progresit, si kusht për bashkëjetesën e qytetarëve të lirë. Ngrirja e proceseve të pajtimit të brendshëm vetëm e shton nevojën për mbështetjen e fuqishme nga ana e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për Maqedoninë”, tha më tej kryeministri Rama.

Edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se Kosova e Bosnja duhet të anëtarësohen në NATO për një siguri më të madhe në rajon.

“NATO duhet të zgjerohet për të mos lënë askënd jashtë. Kosova dhe Bosnja duhet të anëtarësohen në NATO. Është thelbësore që ne të veprojmë të gjithë si një trup i vetëm, që t’u tregojmë të gjithëve se kjo aleancë është e fortë dhe progresi është i mundshëm”, tha Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori