LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: VV, si LISBA dhe Gëzim Kelmendi

Ramadani: VV, si LISBA dhe Gëzim Kelmendi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se VV (Lëvizja Vetëvendosje), LISBA (Lëvizja Islame Bashkohu) dhe Gëzim Kelmendi (deputet i Partisë së Drejtësisë) flasin në të njëjtën gjuhë, thonë të njëjtat akuza dhe kanë të njëjtat bindje.

“Tre shembuj konkret:

1. Kanë gjuhën e njëjte për shamitë, mësim-besimin në shkolla dhe vahabistët


2. Kanë shpifjet plotësisht të njëjta për AAK-në.

3. Shprehin urrejtjen e njëjte kundër Skënderbeut, vlerave perëndimore dhe dashurinë e njëjtë për orientalizmin (lexoni librat e Hysamedin Ferrajt dhe bindeni. Hysamedini ishte kandidat i VV-së për deputet).

Turp dhe tmerr”, ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/