LAJMI I FUNDIT:

Ramadani, zëdhënësit të VV-së: Frashër, a din të lexosh shqip?

Ramadani, zëdhënësit të VV-së: Frashër, a din të lexosh shqip?

Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi i cili e quajti dëshmitar të rrejshëm të Kadri Veselit.

Ramadani i është drejtuar me fjalët: “Frashër, a din të lexosh shqip?”.


Lexoni postimin e plotë:

Më paska shpallur “dëshmitar të rrejshëm” Frashër Krasniqi, sikurse thotë se e paskam akuzuar Vetëvendosjen! për djegie veturash!

S’po kuptoj bre!

Frashër, a din të lexosh shqip?

Gjeje një fjalë që e kam thënë për partinë, ku ti je zëdhënës, në lidhje me djegien e veturave!

Dhe, jo vetëm sot, por qysh prej ditës/natës kur ka ndodhur rasti i parë!

Të sfidoj ta gjesh!

Apo, tregona ku e gjete partinë tënde në postimin e mendimit tim?

Ti përfaqëson mendimin e partisë tënde, ndërsa unë vetëm dhe vetëm mendimet e mia!

Ashtu siç mendoj, ashtu edhe flas e shkruaj!

Askënd nuk e obligon mendimi im, bash askënd, përveçse nëse duan ta marrin si të qëlluar dhe ta kthejnë në qëndrim të vetin, ndërsa mendimet tua e obligojnë edhe partinë dhe strukturën partiake.

Rrjedhimisht, ti nuk flet dhe nuk shkruan veç çka mendon vet, por edhe çka mendon partia.

Për gati shtatë vjet, mendimet e mia kanë obliguar partinë, pjesë e strukturave të të cilës kam qenë deri në vitin 2015! Dhe, anasjelltas, po kuptohet!

Kështu që, e di këtë marrëdhënie obliguese të dyanshme!

Prandaj, po besoj se duhet të jesh i kujdesshëm ndaj partisë tënde, i saktë dhe të mos dëmtosh partinë tënde.

Frashër, reagimin tënd e shoh si joprofesional dhe dëmtues ndaj partisë, zëdhënës i të cilë je.

Në këtë pamje, pse e ke marrë postimin e mendimit tim si akuzë për partinë tënde?

Pse po e ndërlidh partinë tënde me postimin e mendimit dhe pyetjeve të mia?

Tek e fundit, edhe ju i keni cilësuar ato akte si kriminale, apo nuk i keni cilësuar si të tilla?

Sa për gjuhën që kam përdorur, po të them se nuk është hera e parë. Ndoshta është hera e 100-të që them se i shoh ato akte si kriminale, të dënueshme, të papranueshme dhe joshqiptare.

Sepse, shqiptari nuk është tinëzar! Të paktën, unë e shoh traditën shqiptare si përballëse dhe jo tinëzare!

Shpresoj se akte të tilla nuk do të përsëriten më kurrë në Kosovë!

P.S

Edhe shumë do mendime tjera, për të gjitha anët e skenës politike në Kosovë, çmeduritë racionalitetin, do i them nesër!

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori