LAJMI I FUNDIT:

Ramë, ç’kemi?

Ramë, ç’kemi?

Ramë Buja po e keqpërdor pozitën e tij si ministër i Arsimit, duke dhënë mësim në një kolegj privat. Ky zyrtar, që nuk ka bërë ndonjë hair në dikasterin që drejton e që e ka merak gjuhën letrare, në këtë kolegj merr një pagë të majme. Sipas opozitës, paratë ata nuk ia japin për cilësitë e tij prej pedagogu, por për arsye se si ministër mund t’u krijojë favore. Ky është konflikt i pastër interesi.

Çdo të premte detyrohet ta lëshojë punën më herët. Jo se është shumë besimtar, por këtë e bën për diçka tjetër.

Ramë Buja, ministër i Arsimit, të premten shkon në shkollë. Atij i duhet që në orën 15 të paraqitet para studentëve të gazetarisë në kolegjin privat AAB, shkruan “Express”.


Atje nuk ka të mbajë fjalime si ministër, por duhet të ligjërojë një lëndë.

“Sistemet politike” është lënda e Bujës në kolegjin privat, në të cilin punon që nga viti 2006. E nga ky kolegj i pari i Arsimit në Kosovë merr një pagë goxha të majme. Paga e tij i afrohet asaj që merr si ministër.

Veç 36 euro më pak merr rrogën si ministër nga ajo e mësimdhënësit në kolegjin privat. 1 mijë 260 euro është paga mujore e ministrit Buja që e merr nga AAB.

Këto paga janë të deklaruara nga vetë Buja në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Por ekspertë të arsimit në vend vlerësojnë se mbajtja e postit të ministrit të Arsimit nga Ramë Buja dhe njëkohësisht ligjërimi në kolegjin AAB është konflikt i pastër interesi.

Përveç kësaj, sipas tyre, në këtë rast Buja ka bërë edhe shkelje flagrante të konfliktit moral.

Jonuz Salihaj nga AAK dhe një nga njohësit e problemeve në fushën e arsimit në vend, ka thënë se nuk ka qenë vetëm Ramë Buja që ka vepruar kështu. Sipas tij, të njëjtën gjë e ka bërë edhe më herët ish-ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj.

“Për shkak të pozitës që ka Ramë Buja si ministër normalisht se është më i rëndë ky fakt. Edhe ish-ministri Hoxhaj dhe ky tash i kanë pasur interesat e veta në arsimin privat. Bile kjo shpesh ka ndikuar në zbutjen e kritereve për licencimin dhe akreditimin e universiteteve dhe kolegjeve private për shkak të interesave të tyre personale”, ka thënë për “Express” Salihaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori