LAJMI I FUNDIT:

Ranocchia: Zanetti është shembull për të gjithë

Ranocchia: Zanetti është shembull për të gjithë

Qendërmbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, ka thënë se është i impresionuar me bashkëlojtarin dhe kapitenin e tij, Javier Zanettin, duke thënë se ai është një shembull për të gjithë.

"Përveç anës fizike dhe atletike, e cila është mbresëlënëse, fakti qëndron se unë kurrë nuk kam parë një ditë, po e përsëris, një ditë, në të cilën ai nuk është i gëzuar, i angazhuar dhe i qetë”.

"Ai është gjithmonë pozitiv, komunikon me të gjithë dhe është një shembull i vërtetë për të gjithë ne”.

"Mbaj mend në vitin 2011, kur për 4 ditë, me Leonardon, ne humbëm 3-0, në derbi dhe pastaj 5-2 në shtëpi kundër Schalkes, në Ligën e Kampionëve. Ditën tjetër Zanetti erdhi në stërvitje me një qëndrim të qetë dhe na u drejtua të gjithëve në mënyrën që një kapiten duhet ta bëjë”, ka thënë Ranocchia për La Republicca./Telegrafi/