LAJMI I FUNDIT:

Raport: Përdoruesit e telefonave Samsung përdorin aplikacionet mobile më shumë sesa ata të iPhone

Raport: Përdoruesit e telefonave Samsung përdorin aplikacionet mobile më shumë sesa ata të iPhone

Studimi i ri i publikuar nga firma Localytics thotë se pajisjet me ekranet 5-inç bëjnë që pronarët e tyre të jenë 23 për qind më shumë të angazhuar me aplikacionet e tyre mobile sesa ata që kanë telefona me ekranet më të vogla.

Në këtë studim thuhet gjithashtu se gjatësia mesatare e sesionit në telefonat me ekrane më të mëdha është 3.53 për qind më e lartë se sa në telefonat me ekranet 4-inç.


Në ekranet me telefonat me 5-inç njerëzit shpenzojnë 66 minuta në aplikacione mobile në muaj, në krahasim me 52 minuta në muaj të shpenzuara në aplikacionet e njëjta në pajijset me ekranet me 4-inç.

Gjithashtu përdoruesit lëshojnë aplikacionet e tyre 21 për qind më shpesh në ekranet me 5- inç në krahasim me ato që janë vetëm 4-inç.

Raporti gjithashtu ka shqyrtuar kohën e angazhimit të përdoruesve në mes të përdoruesve të telefonave të Apple dhe Samsung.

I njëjti ka konstatuar se me pajisjet e Samsung, përdoruesit shpenzojnë mesatarisht 22.9 për qind më shumë kohë sesa në iPhone.

Njerëzit shpenzojnë 72 minuta çdo muaj për aplikacionet e tyre në pajisjet e Samsung, në krahasim me 57 minuta sa shpenzojnë ata me iPhone të Apple.