LAJMI I FUNDIT:

Raportet midis femrave janë më të komplikuara sesa ato midis meshkujve

Raportet midis femrave janë më të komplikuara sesa ato midis meshkujve
GettyImages

Femrat edhe ashtu shpesh janë të komplikuara për ne meshkujt, por marrëdhëniet midis tyre janë një gjë me të vërtetë e vështirë për t'u kuptuar.

Raportet midis femrave janë më të komplikuara sesa ato midis meshkujve, qoftë për raportet e miqësisë, apo të armiqësisë, transmeton Telegrafi.

Ja disa nga raportet më të shpeshta midis tyre:

E njohura e vjetër

Është vajza që e keni në fqinjësi, në shkollë, apo në punë. Edhe pse e njihni me vite të tëra, kurrë nuk keni krijuar një raport më të thellë me të. Kjo nuk është dikush të cilit ia besoni sekretet tuaja, apo që qani hallet me të.

Shoqja e përkohshme

Ju ka bashkuar situata në të cilën jeni gjendur, qoftë nëse jeni punësuar në të njëjtën kohë, jeni ndarë, apo jeni sëmurë. Situatat e tilla të stresit i shtyjnë njerëzit që të shoqërohen dhe të lidhen me të tjerët. Por, këto shoqëri rrallëherë kalojnë në shoqëri të gjata.

Shoqja e vërtetë

Ky lloj i raportit është më së vështiri për t’u krijuar. Shoqja është shumë e afërt me femrën. Shoqja e mirë e luan rolin e terapeutit, mbështetëses, bile edhe të partnerit jetësor, thonë psikologët.

Shoqja e mirë është dikush te i cili mund të llogaritni gjithmonë, e mu për shkak të bukurisë dhe thellësisë së atij raporti, është e pamundur që të keni shumë shoqe të tilla.

Armikja

Është dikush që nuk keni mundur ta evitoni gjatë jetës, qoftë se keni shkuar në shkollë, në fakultet, apo keni punuar së bashku. Ajo që preferoni ta bëni në një rast të tillë, është që ta injoron i atë person. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Kalo në kategori