LAJMI I FUNDIT:

Raporti malazez, për caktimin e kufirit me Kosovën (Dokumente/Harta)

Raporti malazez, për caktimin e kufirit me Kosovën (Dokumente/Harta)

Telegrafi ka siguruar raportin e plotë Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, përkitazi me procesin e negociatave për përcaktimin e vijës kufitare me Kosovën.

Raporti kryesor ka 39 faqe (plus dz tjera, në një prej të cilëve eliminohet qasja sekrete te këto dokumente) thuhet se demarkacioni me Kosovën ka rëndësi për Malin e Zi, ndërsa përshkruhen edhe aktivitetet kryesore të cilat shoqërohen me harta.


Aty përmenden emrat e delegacioneve, të Kosovës dhe të Malit të Zi, ndërsa si vëzhgues nga Komuna e Pejës është edhe Ali Lajçi (25-26 mars 2013). Në një rast të tillë thuhet se 34 shtetas të Kosovës kanë prona në Malin e Zi dhe se delegacioni i këtij shteti propozon caktimin e kufirit sipas dokumentet e kadastrave. Kosova prezanton dy versione të drejtimit që dallonin nga ai i Malit të Zi. Por, ceket që të merren parasysh kufijtë e Malit të Zi me rastin e shpalljes së pavarësisë, me të cilët kufij ky shtet njihet.

Në takimin e 29 prillit 2013, pala kosovare pranon qëndrimin që kufijtë e dikurshëm kadastral mes Kosovës dhe Malit të Zi janë shtetëror dhe që të vazhdohet në këtë aspekt. Në takim i pranishëm ishte edhe Ali Lajçi.

Më 28-29 maj 2013 caktohet vija prej 18.5 kilometra në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi. Po ashtu, merren vesh që të vazhdohet me vizatimin e linjës në hartën topografike 1:25000 në bazë të dokumenteve kadastrale.

Në takimin e 25 qershorit caktohen 15 kilometra në trekëndëshin Kosovë-Serbi-Mali i Zi. Aty pala malazeze propozon që vija të shtyhet në pjesën e rrugës Pejë-Çakorr me 0.751 kilometra. Këtu, Ali Lajçi prezanton hartën pedologjike 1:50000 të bërë në Beograd më 1974, të cilën e refuzon pala malazeze.

Më 9-10 shtator 2013, pala e Malit të Zi jep propozimin, ndërsa në kohë prej 15 ditësh të njëjtën duhet ta japë Kosova, sipas dokumenteve të kadastrave. Aty miratohet vendimi që kufiri të zgjerohet në Çakorr.

Më 14-15 tetor 2013 palët merren vesh për marrëveshje trilaterale për kufirin Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi.

Më 12 nëntor 2013 parafohet marrëveshja për kufirin.

Më 6-7 dhjetor 2013 pala e Kosovës sjell vërejtjet për rajonin Ilazoviq me 76-89 hektarë, në gjatësi prej tri kilometrave, si dhe në Kullë dhe Savina Voda në gjatësi prej pesë kilometrave duke thënë se janë pjesë e Kosovës. Mali i Zi thotë se i ka dorëzuar dokumentet dhe pyet se si erdhi në këtë konkludim pala e Kosovës për Ilazoviqin dhe “ndryshim kufiri”, siç e kanë quajtur ata. Por, kolegët nga Kosova kanë thënë se po analizojnë dokumentet. Mali i Zi po ashtu tha se do të japë dokumentet për rajonin Kullë-Savina Voda.

Më 14-15 janar 2014 parafohet marrëveshja në gjuhën angleze ku merren vesh për 93 për qind të vijës kufitare. Mali i Zi ofron harta të vitit 1932, 1952 dhe 1972 që thotë se përkojnë me kadastrat e këtij shteti.

Më 14 shkurt, pala kosovare thotë se ende po analizon disa dokumente, transmeton Telegrafi.

Më 14 prill 2014, flitet për takimin trilateral të Tiranës dhe se i njëjti do të mbahet në Podgoricë. Pala e Kosovës thotë se ende po analizon dokumentet, ndërsa pala malazeze kërkon sqarime për rajonin Ilazoviq dhe Kullë-Savina Voda që thonë se nuk ka ndryshuar që nga 1929.

Më 16 maj 2014, pala kosovare prapë thotë se po analizon dokumentet dhe se do të flasë me ekspertët për këtë çështje.

Më 21 nëntor 2014 palët punojnë në vizatimin e vijës në hartat topografike.

Më 27 shkurt 2015 caktohet kufiri Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi. Të dy palët pajtohen për tekstin final në shqip, anglisht dhe gjuhën malazeze, ndërsa paralajmërohet se do të nënshkruhen të gjitha dokumentet në takimin e radhës.

Në këto dokumente është edhe marrëveshja, ku thuhet se kufiri shtetëror mes dy palëve do të shënjohet në afat prej dy viteve nga nënshkrimi dhe se ndryshimi i marrëveshjes mund të bëhet vetëm me pajtimin e të dy palëve.

Po ashtu, në kuadër të këtyre dokumenteve është përshkrimi me fjalë i vijës kufitare, marrëveshja në tri gjuhë dhe dukja e simboleve kufitare.

Ndërsa, me një vendim të ministrit të Brendshëm malazez, Rashko Konjeviq, më 3 shtator 2015, pasi nënshkruhet marrëveshja në Vjenë nga ish-ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ai i brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni, nga dokumentet malazeze hiqet mbishkrimi sekret për këto çështje. /Telegrafi/

3_111_08_05_2015_Page1 3_111_08_05_2015_Page2 3_111_08_05_2015_Page3 3_111_08_05_2015_Page4 3_111_08_05_2015_Page5 3_111_08_05_2015_Page6 3_111_08_05_2015_Page7 3_111_08_05_2015_Page8 3_111_08_05_2015_Page9 3_111_08_05_2015_Page10 3_111_08_05_2015_Page11 3_111_08_05_2015_Page12 3_111_08_05_2015_Page13 3_111_08_05_2015_Page14 3_111_08_05_2015_Page15 3_111_08_05_2015_Page16 3_111_08_05_2015_Page17 3_111_08_05_2015_Page18 3_111_08_05_2015_Page19 3_111_08_05_2015_Page20 3_111_08_05_2015_Page21 3_111_08_05_2015_Page22 3_111_08_05_2015_Page23 3_111_08_05_2015_Page24 3_111_08_05_2015_Page25 3_111_08_05_2015_Page26 3_111_08_05_2015_Page27 3_111_08_05_2015_Page28 3_111_08_05_2015_Page29 3_111_08_05_2015_Page30 3_111_08_05_2015_Page31 3_111_08_05_2015_Page32 3_111_08_05_2015_Page33 3_111_08_05_2015_Page34 3_111_08_05_2015_Page35 3_111_08_05_2015_Page36 3_111_08_05_2015_Page37 3_111_08_05_2015_Page38 3_111_08_05_2015_Page39

TaÄ ka 3

Rjesenje o prestanku tajnosti

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori