LAJMI I FUNDIT:

Raporti tronditës i Sigurimit të Shqipërisë, për zyrtarët komunistë që bënin orgji

Raporti tronditës i Sigurimit të Shqipërisë, për zyrtarët komunistë që bënin orgji

E përditshmja Panorama ka publikuar këtë të premte një raport tronditës të hartuar nga Dega e Punëve të Brendshme në Elbasan. Raporti i hartuar nga kreu i këtij institucioni, Gani Goxhaj, flet për veprimet imorale të shefit të kësaj dege, kapitenit Qatip L. Së bashku me rreshterin e policisë, Parion Z. dhe kapter Sefer B., ata kryenin përdhunime e orgji. Në dijeni të veprimtarisë së tyre ishin disa civilë si Hysen V., këpucar, Osman C., sportelist në hotelin Adriatiku, Xibushe X., sporteliste në hotel Shkumbini, Nevruz B., punëtor në Elbasan dhe njëfarë Ilmi, tashmë ushtar. Lexoni më poshtë raportimet tronditëse:

-Në hotel Adriatik jetonin dy vajza, të cilat janë nga Dibra e Madhe dhe janë internuar nga Tirana. Njëra quhet Meleqe K.. Atë, në muajin korrik 1957, e kanë marrë dy nënoficerët dhe ia kanë çuar në shtëpi kapiten Qatipit, sipas porosisë. Kapiten Qatipi e ka mbajtur disa herë rresht në shtëpi prej orës 20:00 deri në orën 3 pas mesnate, ndërkohë që në këtë periudhë, gruan e kishte dërguar në fshat për një kohë të gjatë.


– Në muajin qershor 1957, kapter Seferi dhe rreshter Parjoni i kanë çuar në shtëpi Qatipit një femër imorale që kish ardhur nga Kavaja, të cilën në fillim e përdorën vetë dhe pastaj e çuan në shtëpinë e kapiten Qatipit. Kjo femër, me ndërmjetësimin e Qatipit, është strehuar në dyqanin e këpucarit Hysen V., ku edhe atje e kanë përdorur në grup, mbasi kanë pasur një vend të maskuar në dyqan.

– Në muajin korrik 1957, kapiten Qatipi ka marrë një vajzë imorale, minoritare, e quajtur Fotini nga Gjirokastra, me të cilën ka pasue lidhje edhe më përpara, dhe së bashku me kushëririn e tij, Novruz B., e çojnë nga rruga e trenit dhe aty bëjnë aktin. Një herë tjetër po këtë femër e kanë thirrur në zyrë dhe pastaj e kanë nxjerrë jashtë dhe Qatipi e Nevruzi kanë kryer marrëdhënie në afërsi të Degës së Brendshme.

– Në muajin korrik, kapiten Qatipi, bashkë me Seferin, Parjonin dhe tetar Bektashin, kanë marrë një vajzë që vinte nga Lushnja, Xhemile S, dhe e kanë çuar në hotel Adriatik. Aty kanë kryer marrëdhënie në grup. Vajzën e ka përdorur edhe sportelisti Osman C. Në këtë marrëdhënie grupi ka ftuar edhe rreshterin Ramazan Gj.

– Aty nga muaji tetor 1957, kapiten Qatipi, Simon B., kryetar i lokalitetit të qytetit dhe kapter Qerimi, kanë shkruar në Fushë Mbret, kanë marrë të ashtuquajturën Zejmene C, me të cilën kanë kryer nevojat seksuale që të tre në një kohë.

– Në datën 9 shkurt 1958, kapter Seferi, duke qenë me shërbim postë roje në stacionin e trenit, takon një femër, të quajtur Marjana H. nga Vlora, të cilën e kishte dërguar oficeri i drejtorisë për të hipur në tren, mbasi nuk kishte lekë. Seferi, në bashkëpunim me kapter Hysen H., bie në marrëveshje me një nëpunës të stacionit të trenit dhe e mbyllin brenda në një dhomë për dy orë rresht. Më vonë e marrin dhe e çojnë në ullishte dhe kryejnë përsëri nevojat seksuale në grup.

– Kanë thirrur një vajzë nga Kavaja dhe e kanë dërguar në dyqanin e këpucarit, duke e përdhunuar në grup.

– Janë thirrur pa asnjë arsye dy vajza, Fatimja dhe Antoneta në orët e vona në Postën e Policisë dhe kanë kryer me to aktin e turpshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori