LAJMI I FUNDIT:

Raportimet e gabuara për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (Foto)

Raportimet e gabuara për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (Foto)

“Das Interessante Blatt” ishte një nga gazetat e shumta europian që e kishte raportuar Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Kjo gazetë, që ishte me bazë në Vjenë të Austrisë së sotme, në numrin e saj të 50 me 12 dhjetor, disa ditë pas shpalljes së pavarësisë në ballinë të saj kishte titullin “Droflamation der Unabhängigkeit Albaniens”, ose “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, njofton Klan Kosova.

Po ashtu gazeta tregonte për rregullimin shtetëror të Shqipërisë së sapo shpallur.

Por, ajo që është më interesante se gjithçka tjetër në këtë raportim historik të kësaj gazeta, e cila nga viti 1939 nuk ekziston më, është fotografia me të cilën paraqitet lajmi.

Aty shihet momenti i shpalljes së pavarësisë dhe ngritjes së flamurit. Portretizimi i momentit lë për të dëshiruar për shkak se vet flamuri, si simbol i shpalljes së pavarësisë, nuk është i paraqitur saktë.

Shqiponja shihet vetëm me një kokë në paraqitjen fotografike.

Historiani Azdren Shala thotë për klankosova.tv se kjo paraqitje është e gabuar, derisa tregon arsyet kryesore përse ka mundur të bëhet ky gabim.

“Raportimet e shtypit austriak rreth simbolit të flamurit të Pavarësisë së Shqipërisë besohet se janë më shumë produkte të një keqinformimi nga opinioni austriak i kohës, ose një përshpejtim i politikes austriake për te shpallur një situatë të re politike në Ballkan”, shpjegon Shala.

“Si pasoj e kësaj kemi edhe disa pasaktësi, si shqiponja me një kokë në flamur”.

Shala tregon se ka pasur edhe gabime të tjera në raportimet për aktin historik të shqiptarëve, pos këtij deformimi të flamurit.

“Kësaj i shtohet edhe raportimi i një gazete të kohës austriake ku raportonte se shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është bërë me 27 nëntor”.

Ndërsa, sipas historiografisë shqiptare, tregon Shala “flamuri i shpalljes së Pavarësisë shpjegohet si një simbol i zgjedhur qëllimisht, i cili simbolizonte përpjekjen shumëshekullore të shqiptarëve për pavarësi dhe shtetndërtim”.

shpallja-e-pavaresise

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori