LAJMI I FUNDIT:

RDK: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje për krizën politike në vend

RDK: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje për krizën politike në vend

Rilindja Demokratike Shqiptare me një reagim drejtuar Telegrafit në Maqedoni thotë se zgjedhjet e paralajmëruar në Maqedoni nuk janë zgjidhje për krizën në Maqedoni.

”Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se njëra nga arsyet pse zgjedhjet nuk janë zgjidhje për krizën në vend është naiviteti dhe niveli primitiv i të menduarit se vetëm katër liderët politik më 31 gusht do të mund të vendosin se a thua vallë janë pjek ose jo kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor të këtij viti. Është naivitet i paparë të mendohet se kriza politike do të zgjidhet vetëm nga katër aktorët politik, duke anashkaluar një numër të madh të partive tjerra parlamentare dhe jasht-parlamentare, sektori civil, si dhe më e rëndësishmeja kemi anashkalim të faktorit ndërkombëtarë. Arsyeja e dytë pse këto zgjedhje nuk mund të jenë zgjidhje për krizën politike konsistohet me hipotezën e mundëshme se këto zgjedhje sërrisht mund të ‘fitohen’ nga aktorët e njëjtë që janë në pushtet më shumë se dhjetë vite. Parashtrohet pyetja, pse dikushi mendon se këta aktorë tani do ta zgjidhin krizën e thellë politike, ndërsa këtë gjë nuk e kanë bë deri më tani? A nuk ishin pikërisht këta aktorë që e sollën këtë krizë të thellë politike? Arsyeja e tretë ndërlidhet me tendencën e apatisë totale të elektoratit në përgjithësi që tërrësisht kanë humbur besimin te politika dhe politikanët, me gjasë reale që në masë të konsiderueshme do të bojkotojnë zgjedhjet. Atëherë parashtrohet pyetja, si do të zgjidhet kriza nëse dalja në zgjedhje do të jetë shumë e ulët dhe ‘legjitimiteti’ do të merret vetëm nga partizanët politik që janë të detyruar të votojnë?” thonë nga RDK-ja./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori