LAJMI I FUNDIT:

Reagim i fuqishëm nga Prive – Klan Kosova pas rrahjes së gazetarit të tyre nga menaxheri i Kidës

Reagim i fuqishëm nga Prive – Klan Kosova pas rrahjes së gazetarit të tyre nga menaxheri i Kidës

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur mbrëmë në tapetin e kuq të Top Awards, ku pas ceremonisë në fjalë është rrahur gazetari i Klan Kosovës, Vlorijan Halili.

Një prej gazetarëve më të njohur të shoubizit dhe më të guximshëm, ka qenë viktimë e një sulmi fizik nga Mehmet Elshani, menaxheri i Kidës dhe Mozzik nga On Records, shkruan Telegrafi.

Arsyeja e rrahjes besohet se ka qenë një raportim në Kosovë ku është thënë se prezantuesit nuk njohin artistët Mozzik dhe Getinjon, teksa vet gazetari që ishte i pranishëm nuk kishte të bënte me artikullin në fjalë.


Pas ceremonisë sipas mediave shqiptare gazetari Halili u rrah keq, teksa aty kishte disa dëshmitarë sipas procesverbalit në polici, transmeton Telegrafi.

Në reagimin e parë publik Klan Kosova me anë të drejtorit Alaudin Hamiti dhe Liberta Spahiu në Prive.al kanë dënuar aktin dhe kanë spjeguar ngjarjen e ndodhur.

Sipas këtij reagimi, thuhet se çështja do të qohet deri në fund.

Reagimi i plotë i publikuar në Prive.al për skandalin ku u rrah gazetari i tyre:

Një ngjarje e paprecedent, për të parën herë në historinë shtatë vjeçare të funksionimit të Prive si adresa numër një e showbizit në trojet shqipfolëse është shënuar mbrëmë pas përfundimit të Top Awards.

Gazetari Vlorijan Halili, i cili me punën e tij si asnjë gazetar tjetër shqiptar ka rënë në sy dhe është komentuar edhe prej prestigjiozes britanike Daily Mail, është sulmuar nga menaxheri i On Records, Mehmet Elshani bashkë me një person tjetër.

I verbuar sipas gjasave edhe nga debakli i përjetuar në ndarjen e çmimeve, ky mashkull rreth të 40-tave, larg prej niveleve racionale të arsyes ka degjeneruar në atë që ndoshta di të bëj më së miri – dhunën.

I shoqëruar edhe nga një tjetër person, Mehmeti ka grushtuar gazetarin Halili për raportimin në Prive.al pak minuta para nisjes së spektaklit.

Duket se Elshanit i ka djegur shumë fakti i raportimit se ‘yjet’ e tij nuk janë njohur nga gazetarja Xhemi Shehu në tapetin e kuq e cila për fat të keq nuk ia ka pasur as idenë më të vogël për emrat e reperëve.

Ky raportim, i realizuar në Prishtinë, komplet i shkëputur nga Vlorijani që gjendej në terren përkundër faktit se është transmetuar LIVE para mijëra spektatorëve në Top Channel, nuk ka mundur të kapërdihet lehtë për daljen në Prive.al nga Mehmet Elshani që në mungesë të çfarëdo lloj mjeti tjetër ka zgjedhur dhunën duke i shkaktuar lëndime trupore Vlorijanit.

Veprimi shokues ndaj gazetarit Halili është dënuar rëndë që në momentet e para edhe nga drejtori i Klan Kosova, Alaudin Hamiti dhe producentja e Prive, Liberta Spahiu.

Prive, duke besuar në drejtësi, çështjen do ta përcjell deri në fund tek autoritetet ligjore në Kosovë e Shqipëri për të mos lejuar që një mendësi e tillë anarkike të gjej aplikim të mëtejmë në gazetarinë e showbizit në veçanti dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.

Me të gjithë të drejtën në anën tonë dhe raportimin korrekt me të cilin identifikohemi, ne nuk do ndalemi deri në epilogun e duhur të çështjes. Forca mund të jetë monopol i aparatit policor apo kompanive të sigurimit, por në fusha tjera përfshirë edhe showbizin, gjërat janë ndryshe! DHUNA DËNOHET!

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori