LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i shoferit që humbi kontrollin, derisa voziste me shpejtësi 120 km/h dhe këndonte (Video)

Reagimi i shoferit që humbi kontrollin, derisa voziste me shpejtësi 120 km/h dhe këndonte (Video)

Travis Carpenter ka qenë duke vozitur në një rrugë të mbushur me ujë në Shtetet e Bashkuara, kur e ka humbur kontrollin.

Ai e ka ndezur kamerën e telefonit të zgjuar dhe ka dashur të xhirojë vetën duke kënduar, ndërsa voziste me shpejtësi 120 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Por, ai e ka humbur kontrollin shkaku i shiut të rrëmbyeshëm dhe ka përfunduar në breg të lumit.

Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihni reagimin e tij, kur e ndërpret këngën dhe nisë të bërtasë shkaku i daljes së veturës nga rruga. /Telegrafi/