LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i UNHCR: Refugjatëve po iu soset durimi

Reagimi i UNHCR: Refugjatëve po iu soset durimi

Mijëra refugjatë, mes tyre gra e fëmijë, kanë kaluar edhe këto ditë të ftohta në kampin mes dy shteteve, Maqedonisë dhe Greqisë, nën shi dhe temperatura të ftohta.

Ata refuzojnë të largohen nga këto kampe, me shpresën se vendet ballkanike do t’i hapin sërish kufijtë dhe të mund të largohen.

Janë bërë shumë përpjekje për t’i bindur emigrantët që të kthehen nga kanë ardhur por çdo gjë ka qenë e kotë. Qeveria greke ka përgatitur mbi 200 qendra pritjeje deri më tani, me një kapacitet mikpritjeje deri në 30 mijë vetëm dhe synon të ngrejë të tjera streha deri në fund të kësaj jave, deri në 50 mijë, thanë zyrtarët e qeverisë greke.

E pavarësisht se nuk kanë shanse të kalojnë kufirin nga Greqia në Maqedoni, emigrantët refuzojnë të largohen nga kjo zonë, me shpresën se gjithçka do të ndryshojë pas takimit të 17 marsit në Turqi.

Një refugjate, Um Ahmad, tha se të largohen nga ky kamp do të thotë të pranosh të rikthehesh të jetosh mes luftës.

“Fillimisht pamë vdekjen me sy në det, duke i thënë vetes isha mbijetoj . Mund të vdisnim të gjithë në det. Ne kemi hequr dorë nga jeta jonë, s’na ka mbetur asgjë, përveç fëmijëve. Shihini këta fëmijë, ata po rriten pa baba. Kemi ardhur këtu por edhe këtu kemi parë vdekje me sy. Në luftë të paktën vdes menjëherë dhe nuk vuan ndërsa këtu po vdesim çdo ditë nga pak” tha ajo.

Nëna e tetë fëmijëve ka humbur bashkëshortin e saj, gjatë udhëtimit të tij muaj më parë nga Siria drejt Greqisë dhe tani thotë se i vetmi merak i saj janë fëmijët.

Një tjetër grua nga Alepp, Xhudi, thotë se ka frikë për vajzën e saj të vogël, sesi ajo po rritet në këtë kamp me kushte çnjerëzore.

“Kam 16 ditë këtu. Situata është vërtet shumë e vështirë, flemë në tenda por është shumë ftohtë për fëmijët. Duhet të rrimë në radhë për ushqime, duhet të presim në radhë për çdo gjë. Është shumë e vështirë, duam të shkojmë në Gjermani dhe të lirohemi nga kjo situatë”, tha ajo.

Agjencitë e ndihmave dhe organizatat vullnetare thonë se gjithçka është drejt fundit, nuk ka më furnizime, as në tenda, dru për zjarr apo ilaçe, sikurse edhe ushqimet.

“Refugjatët janë të rraskapitur, të lodhur dhe po iu sos durimi. Tani është shumë e qartë se mbyllja e kufijve nuk i shërben askujt. Autoritetet greke po përpiqen, ne si organizata humanitare po përpiqemi. Por ja cili është impakti që kjo situatë ka shkaktuar tek emigrantët” tha zëdhënësi i UHNCR, Babar Baloch.

Më shumë se 130 mijë vetë kanë hyrë në Greqi vetëm në këto 3 muaj të vitit 2016.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori