LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë edhe personat publik lidhur me Listën zgjedhore

Reagojnë edhe personat publik lidhur me Listën zgjedhore

Pas publikimit të emrave të personave me të drejtë të kontestuar të votës, përmes rrjeteve sociale kanë reaguar edhe personat publik në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Profesoresha universitare Biljana Vankovska përmes faqes së saj në Facebook ka njoftuar se në mesin e personave me të drejtë të kontestuar të votës gjenden edhe dy nga tre vajzat e saj. Ajo ka shprehur habinë e saj nga fakti që vajzat e saj janë gjetur në mesin e 39.502 votuesve të kontestuar.


“Dy vajzat e mija më të vjetra janë votues fantazmë, ndërsa vajza e vogël nuk është. Vedrana ka nxjerr pasaportë në muajin mars, ndërsa tash i kërkojnë skanim të pasaportës që të vërteton se është e ajo. Zoti dëgjoftë. Ju faleminderit politikan të dashur. Të paktën të kemi për kënd të votojmë” ka shkruar Vankosvska.

Edhe profesoresha Mirjana Najçevska është gjetur në mesin e 39502 votuesve të kontestuar dhe ky fakt e ka irrituar atë saqë ka deklaruar se nuk ka ndërmend të vërtetojë se është banore e Maqedonisë dhe nuk do të del të votoj në zgjedhjet e ardhshme.

“Pas 35 vitesh votimi në të njëjtën vend-votim dhe pas gjithë atyre kontrolleve të kryqëzuara të dhënave, KShZ e ka ende të paqartë se unë jam votuese e rregullt. Nuk kam ndërmend tua vërtetoj idiotëve të KShZ se unë ekzistoj. Anëtarët e KShZ janë një bandë idiotësh, nga i pari deri te i fundit, të cilët nuk dinë ta lexojnë Rregulloren ose qëllimisht i bëjnë këto ngatërresa për të cilën gjë unë kërkoj që ata të ndëshkohen” ka reaguar Najçevska përmes rrjetit social Facebook./Telegrafi/