LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë familjarët e komandant “Shqiponjës”

Reagojnë familjarët e komandant “Shqiponjës”

Vendimi për lirimin e Bajram Limanit, vrasësit të Komandat “Shqiponjës”, në paraburgim shtëpiak, është marrë menjëherë pas shkuarjes në pushim të Prokurorit të rastit. Ndërkaq, për këtë vendim, nuk ekziston asnjë shpjegim i logjikshëm as nga Prokurori dhe as nga Gjykatësja që e ka nënshkruar vendimin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç raporton TV Shenja, kjo gjë sipas Lulzim Alitit, familjar i Komandant “Shqiponjës” është një tentim i partisë në pushtet, gjegjësisht BDI që vrasësit t’ia lehtësojë dënimin.


Ai thotë se pas lirimit të tij ata ndjehen të rrezikuar , pasi siç tha ai, policia e kontrollon Limanin vetëm një herë në 7-8 orë, ndërkaq ai ka mundësi ta përsërisë aktin e tij edhe tek familjarët e tjerë, të ik nga shteti, apo me anë të kërcënimeve të ndikon tek dëshmitarët që kanë qenë prezent kur ka ndodhur gjithçka.

“Prokurori i rastit ka qenë Prokurori Isa, tan kohën prej fillimit e ka bo ai të gjithë kontrollin e rastit edhe ka qenë në vendin e ngjarjes dhe në një moment të caktuar, prokurori Isa ka shkuar në pushim dhe në atë moment është pru një vendim pozitiv prej prokurorisë dhe është liru. Zoran Markovski e ka sjell një vendim për lirimin e tij në shtëpi, dhe vuajtjen e paraburgimit në shtëpi, ndërsa Gjykata e Kumanovës, që nga ekzistimi i kësaj gjykate, asnjëherë nuk ka ndodh që një vrasës të lirohet dhe të mbrohet prej shtëpisë. Unë kam biseduar edhe me Gjykatësen e cila e ka nënshkruar rastin edhe me Prokurorin, ata nuk kanë ndonjë mendim të caktuar ose gjithçka që e japin si përgjigje, thonë ai prapë është në dënim, patjetër duhet mu të kthehet në burg”, ka deklaruar, Lulzim Aliti, familjar i Xhemail Rexhepit, komandat “Shqiponjës”.

Ai tha se në momentin që e kanë parë vendimin e Mjekësisë Ligjore, disa muaj më parë, ku thuhet se Bajram Limani e ka kryer vrasjen në afekt dhe të njëjtën e kanë cilësuar si vrasje e çastit, e ka pasur të qartë se qëllimi i tyre është që ta lirojnë në paraburgim shtëpiak Bajram Limanin, gjegjësisht do ta zhveshin plotësisht nga akuza. Ndërkaq Aliti si dëshmitar okular në vendin e ngjarjes, ka thënë se e gjithë skena ka qenë e organizuar paraprakisht. Ndërkaq dyshon se porositës të kësaj vrasjeje ka qenë partia në pushtet.

Ai ka shtuar se familja e tij ka qenë cak i shtypjeve nga ana e partisë në pushtet edhe përpara vrasjes së Xhemail Rexhepit, pasi disa muaj më parë ata nëpërmjet arrestimit të tre anëtarëve të familjes Rexhepi, në mesin e të cilëve edhe dënimi i njërit prej tyre me 12 vjet burg, duke qenë i palëvizshëm./Telegrafi/

Gjykata Themelore e Kumanovës e ka përmirësuar vendimin për rastin e vrasjes së ”Komandant Shqiponjës” (Dokument)
Lexo po ashtu Gjykata Themelore e Kumanovës e ka përmirësuar vendimin për rastin e vrasjes së ”Komandant Shqiponjës” (Dokument)