LAJMI I FUNDIT:

Reagon Birra e Pejës për Mërgim Mavrajn

Reagon Birra e Pejës për Mërgim Mavrajn

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është duke zhvilluar stërvitje në Austri, para fillimit të fazës finale për “Euro 2016” që do të mbahet në Francë. Nën drejtimin e trajnerit, Ganni De Biasi të pranishëm janë edhe 19 futbollistë tjetër.

Mirëpo, një ‘incident’ jo aq i këndshëm ka ndodhur para dy dite, kur mbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj nuk ka përfillur urdhrat e drejtuesve të ekipit shqiptar. Ai refuzoi që ta veshte fanellën në të cilin ishte e vendosur logoja e “Birrës Peja”

Drejtor Gjeneral i kësaj kompanie, Ernest Jusufi ka thënë se “Rasti Mavraj” duhet të jetë në çështjen e Federatën e Futbollist Shqiptar (FFSH), e cila udhëhiqet nga Armando Duka.

Jusufi më tej ka thënë se “Birra Peja” është kompania e cila ishte e pranishme në kampionit botërore të xhudos në Rusi, ku ushtarët rus rrinin ‘gatitu’ para flamuri të Republikës së Kosovës.

“Ne nuk kemi dëshirë ta komentojmë këtë pasi kjo është një çështje në mes të Federatës së Futbollit dhe lojtarit të kombëtares. Kompania jonë është përkrahëse e vazhdueshme e sportit shqiptar në përgjithësi. Produkti i fabrikës tonë Uji Akull ka qenë në podiumin e Kampionit të Botës, në kimonion e Majlinda Kelmendit, kur ushtarët rus e kanë përshëndetur flamurin dhe himnin e Kosovës. Shpresojmë se Birra Peja do të jetë në podiumin e medaljeve në Francë dhe Brazil”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ndërsa, i pyetur se pas gjestit të Mavrajt, a mund që “Birra Peja” të shkëput bashkëpunimin me kombëtaren shqiptare, “Birra Peja” është shprehur pozitive në përkrahjen e përfaqësueses.

“Birra Peja është sponsor i kombëtares që nga 2011. Përkrahja e kompanisë tonë për sportistët kosovarë dhe shqiptarë do të vazhdojë me shpresë se do të rritet edhe më tutje. Birra Peja do u gëzohet të gjitha rezultateve të sportistëve shqiptarë. Kompania është një shtyllë në përkrahjen e sportit shqiptarë pasi në listën e ekipeve që sponzorojmë janë edhe klubet e basketbollit Peja dhe Prishtina, ato te futbollit Besa dhe Fushë Kosova si dhe ekipe të hendbollit. Neve na mbetet vetëm të mburremi me sportistët që i sponzorojmë dhe vazhdojmë t’i sponzorojmë edhe më tutje”, ka thënë drejtori Jusufi.

Ndryshe, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mergim Mavraj, ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook për fanellën ndryshe nga lojtarët e tjerë të Kombëtares që po e mban në stërvitje.

Mavraj ka refuzuar të vesh fanellën në të cilën gjendje sponsori i Kombëtares ‘Birra e Pejës’. Mavraj i cili i përket fesë myslimane, në të cilën ndalohet përdorimi i alkoolit, ka shkruar në Facebook se nuk i bën reklamë haramit.
“Hallallin se bëjmë haram. Haramit si bëjmë reklamë”, ka shkruar Mavraj.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori