LAJMI I FUNDIT:

Reagon Shefqet Krasniqi: Nuk kam thënë se femrat që shkojnë në det janë prostituta (Video)

Reagon Shefqet Krasniqi: Nuk kam thënë se femrat që shkojnë në det janë prostituta (Video)

Hoxha Shefqet Kransniqi ,ka reaguar ndaj shkrimeve të mediave, për etiketimet që ai ua ka vënë femrave që shkojnë në det.

“Por, të dashur besimtarë, lehtë e verifikoni vetë këtë. Shikone dhe dëgjone me vëmendje videon se çfarë thotë hoxha dhe çfarë thonë titujt e këtyre portaleve”, ka shkruar Krasniqi, i cili mohon të ketë thënë se femrat që shkojnë në det janë lavire apo prostituta.


Videon për të cilën është fjala dhe reagimin e plotë të hoxhës mund t’i shikoni dhe lexoni më poshtë.

“Të nderuar besimtarë na lejoni që përmes këtij reagimi nga ana jonë të sqarojmë për manipulimet (shpifjet) apo shantazhet që po bëhen nga media të caktume, tash e sa vite, vetëm e vetëm për të ul autoritetin dhe kontributin tonë për këtë shoqëri.

Kosova është duke u ballafaquar me shumë probleme të cilat pothuajse çdo shqiptar i ka parasysh, si: veriu i Mitrovicës, demarkacioni, liberalizimi i vizave, kriza ekonomike, papunësia, varfëria etj.

Si duket është tendencë e disa mediave apo qarqeve të shpikin dhe shpifin gjëra qe irritojnë masën e që në esencë në rastin konkret, është shpifje e qartë (Mund ta dëgjoni edhe vetë shkëputjen në ato portale që e kanë përhap)

Dikush dëshiron qe të na ‘hudh hi syve’ siç thotë populli duke shpërqendru vëmendjen e popullit kryesisht me akuza dhe shpifje ndaj hoxhallarëve tanë që kontributi i tyre daton si para lufte, në lufte e deri ditët e sotit.

Së fundmi, emri i hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi është lakuar në disa portale urrejt-nxitëse dhe përçarëse se kinse hoxha paska thënë se femrat që shkojnë në deti janë lavire apo prostituta.

Por, të dashur besimtarë, lehtë e verifikoni vetë këtë. Shikone dhe dëgjone me vëmendje videon se çfarë thotë hoxha dhe çfarë thonë titujt e këtyre portaleve.

Allahun e kemi dëshmitar për punët, fjalët, veprat dhe nijetin tonë

Allahun e kemi dëshmitar për të mirën që ia duam këtij vendi dhe shqiptarëve kudo që janë.

Krejt në fund, nuk duhet me iu ik organeve përkatëse këto shpifje dhe artikuj urrejt-nxitës dhe me i mbyll sytë.

Allahu ju dashtë dhe ju ruajt”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori