LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi në vitin e tretë pa transferim gjigant

Real Madridi në vitin e tretë pa transferim gjigant

Afati kalimtar i kësaj vere nuk pritet të sjella shumë fytyra të reja te Real Madridi.

Për ndryshim nga rivalët e Barcelonës që kanë shtuar radhët me katër futbollistë, Umtiti, Digne, Andre Gomes dhe Denis Suarez, Los Blancos aktualisht kanë afruar në skuadër vetëm Alvaro Moratën i cili është rikthyer në shtëpi pas aventurës 2-vjeçare në Itali me Juventusin.

Edhe pse Zidane ka kërkuar të paktën një ose dy përforcime të tjera mesazhi që kanë lëshuar drejtuesit e Realit ka qenë i qartë: Në skuadër nuk do të afrohet asnjë futbollist tjetër në rast se nga ekipi nuk largohen disa lojtarë.

James Rodriguez i cili ishte një nga emrat më të përfolur për t’i dhënë lamtumirën klubit merengues gjatë kësaj vere, pak ditë më parë zbuloi se dëshira e tij është të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll dhe të fitojë sa më shumë trofe me Realin.

Aubameyang nuk frikësohet ta thotë: Vetëm për këtë klub do të largohem nga BVB
Lexo po ashtu Aubameyang nuk frikësohet ta thotë: Vetëm për këtë klub do të largohem nga BVB

Në pamundësi për të afruar në ekip, lojtarë të tillë si Pogba apo Hazard trajneri i madrilenëve, Zidane në një prononcim të fundit ka theksuar se është shumë i kënaqur me grupin e futbollistëve që ka në dispozicion për sezonin e ri.

Duhet edhe më shumë se një muaj që të mbyllet afati kalimtar, por nëse lojtarë si Mateo Kovacic, Isco apo edhe vetë Alvaro Morata i blerë vetëm këtë verë nuk i japin lamtumirën klubit të Realit, mbretërit nuk e kanë ndërmend të bëjnë të tjera ndërhyrje.

Ky do të ishte viti i tretë më radhë që Real Madridit nuk do të blinte lojtarë të madh në një afat.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori