LAJMI I FUNDIT:

Real-United do të ndiqet nga 200 milionë shikues

Real-United do të ndiqet nga 200 milionë shikues

Ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes të Real Madridit dhe Manchester United, që do të zhvillohet sonte në Santiago Bernabeu, pritet të tërheqë një audiencë prej 200 milionë njerëzish.

Ndeshja sotme do të mbulohet prej 40 kanaleve televizive dhe prej 16 radio-stacioneve. Takimi po ashtu do të përcillet nga 500 përfaqësues të mediave nga të gjithë këndet e botës. Katër qind gazetarë të shtypit dhe 105 fotografë do të akomodohen në stadiumin e Realit, nga 220 media të ndryshme.

Kevin Alavy, drejtor menaxhues i Sport+Entertainment, një agjenci e specializuar në sponsorizime sportive, pret një audiencë globale prej 200 milionë telespektatorësh.


“Mund të dalë që kjo të jetë më e shikuara ndeshja më e shikuar në histori të 16-shës së fundit të Ligës së Kampionëve”, ka thënë ai për Telegraph. /Telegrafi/