LAJMI I FUNDIT:

Reali zbret në ‘-15’

Reali zbret në ‘-15’

Real Madridi ka dhuruar spektakël në Mestalla, ku e mposhti Valencian me rezultat 5-0.

Oezil dërgoi një pasim te Di Maria, argjentinasi asistoi te bashkëkombësi i tij Gonzalo Higuain, i cili e hapi takimin (9’).

Di Maria e dyfishoi epërsinë e mysafirëve, pasi të gjithë punën e kreu Cristiano Ronaldo (34’).


Pas një kundërsulmi të shpejtë të Mbretërve, CR7 la pas vetes Ramin dhe shënoi golin e tretë (36’).

Superportugezi reagoi më së miri në zonë për ta shënuar edhe golin e dytë personal (41’).

Menjëherë pas me dy gola në këtë ndeshje u bë edhe Angel Di Maria (45’). Asistimi ishte i Mesut Oezil.

(Është hera e parë pas 64 vitesh që Los Blancos shënojnë pesë gola në pjesën e parë).

Në fraksionin e dytë nuk pati gola dhe ndeshja u zhvillua vetëm sa për të kaluar minutat.

Real Madridi qëndron në pozitën e tretë në tabelë me 15 pikë më pak se lideri Barcelona dhe shtatë më pak se Atletico Madridi që mban pozitën e dytë. /Telegrafi/