LAJMI I FUNDIT:

Rebalansi i buxhetit përplas pozitën dhe opozitën

Rebalansi i buxhetit përplas pozitën dhe opozitën

Pas paralajmërimeve për rebalans të buxhetit të shtetit, që dy ditë më parë e bëri të ditur ministri i ri i financave, Kiril Minovski, Maqedoninë e presin huamarrje të reja, shkurtime të parave shtetërore për projekte kapitale, që është një barrë shtesë mbi kuriz të ekonomisë së vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Opozita paralajmëron se pasojat mund të jenë ende më të rënda, ndërkaq një politikë e këtillë buxhetore, e dërgon ekonominë e vendit drejt humnerës së recesionit. Kështu shprehet Kire Naumov, kryetar i komisionit për financa në LSDM.


Një qëndrimtë ngjashëm e ka edhe analisti politik, Sllobodan Najdovski. Sipas tij, problemi qëndron në faktin se buxheti nuk bëhet sipas mundësive të ekonomisë së vendit dhe sipas nevojave të qytetarëve, por sipas dëshirave dhe nevojave të liderit të pozitës, Nikolla Gruevski.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM-ja reagon, duke e akuzuar Naumovin se është fajtorë për shkak se ka penguar dhënien e një euroobligacioni me vlerë prej 500 milion euro, në kushte shumë më të volitshme, kurse projektet kapitale janë ndaluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori