LAJMI I FUNDIT:

RECETA MAGJIKE me TRI produkte SHTËPIAKE për RRITJE të SHPEJTË të FLOKËVE

RECETA MAGJIKE me TRI produkte SHTËPIAKE për RRITJE të SHPEJTË të FLOKËVE

Rënia e flokëve është problem i zakonshëm që i prek shumë meshkuj dhe gra. Përveç moshës, ka edhe shkaktarë tjerë të kësaj dukurie.

Kjo mund të shkaktohet si rezultat i jetës moderne të zënë që shoqërohet nga stresi, ushqimi i dobët, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj toksinave etj.


Rënia e flokëve, pavarësisht se nuk ka ndonjë efekt të dëmshëm anësor, e dëmton rëndë vetëbesimin e individit, transmeton Telegrafi.

Për parandalimin e kësaj dukurie apo rritjen e shpejt të flokëve, ka me qindra shamponë që përmbajnë kimikale të ndryshme, apo metoda tjera më “agresive” si transplantimi i flokëve, por që me të vërtetë janë të shtrenjta dhe jo gjithsecili mund t’i përballojë këto financiarisht.

Veç kësaj, asnjë nga këto metoda nuk ka një efiçiencë prej 100 për qind. Sidoqoftë, shumë ekspertë të bukurisë rekomandojnë të provoni me produkte natyrale që promovojnë rënien e flokëve, pasi që janë formë më e shëndetshme dhe jo e shtrenjtë.

Përbërësit: Një e verdhë e vezës, një lugë gjelle mjaltë organike, dy lugë gjelle vaj shishke.

Të gjithë përbërësit i futni në një tas dhe i përzieni. Pastaj, produktin e fituar e aplikoni në skalp dhe i bëni masazh flokëve lehtë. Në fund i mbuloni flokët me një kapuç të dushit dhe i leni ashtu për tri orë.

Pastaj, flokët i pastroni si zakonisht, ndërsa procedurën e përsëritni dy herë në javë, në një periudhë prej dy muajve. Rezultatet do të jeni të mahnitshme!

Vaji i shishkës është ndër ilaçet më efektive që stimulojnë rritjen e flokëve, pasi që përmban veti të fuqishme antibakteriale dhe antikërpudhore. /Telegrafi/