LAJMI I FUNDIT:

Receta të shkëlqyeshme për vezë të fërguara (video)

Receta të shkëlqyeshme për vezë të fërguara (video)

Po qe se dëshironi omëletë apo vezë syze, ja si të gatuani racionin tuaj ashtu siç e keni paramenduar!

Vezë syze
– Ngroheni vajin në tigan
– Thyeni dy vezë dhe hidhni në vaj të vluar
– Hidhni krip dhe piper
– Të kuqtë e vezëve duhet të jenë të lëngshme, ndërkaq skajet e të bardhëve të vezëve – kërcëlluese

Zierja e fortë e vezëve
– Vendosni vezët në ujë dhe lini të vlojnë
– Fikeni zjarrin
– Vërini kapakun tenxheres dhe lërini dhjetë minuta
– Hiqni vezët, ftohni dhe shtoni erëza sipas dëshirës

Zierja e butë e vezëve
– Hidhni ujë në një enë dhe lëreni të vlojë
– Hidhni vezët në ujë të vluar
– Lërini gjashtë minuta, dhe pastaj nxirrni
– Ftohni, hidhni erëza dhe kënaquni!

Omëleta
– Tundni në një enë aq kokrra vezësh që dëshironi
– Hidhni erëza
– Një copë gjalpë shkrijeni në tigan në zjarr të dobët
– Hidhni në tigan vezët e tundura dhe përzieni derisa të piqen dhe derisa të marrin ngjyrë ari të gështenjtë

Vezë të përhapura në tigan
– Kur uji të fillojë të vlojë shtoni një lugë uthull
– Përzieni ujin në drejtimin e lëvizjes së akrepave të orës
– Hidhni vezët e thyera, ngadalë dhe butësisht
– Vazhdoni që rreth tyre të përzieni në drejtimin e lëvizjes së akrepave të orës /Telegrafi/

/Telegrafi/