LAJMI I FUNDIT:

Red Rain falënderon konsumatorët besnik, në përfundim të lojës verore “Kush o ma i çarti”

Red Rain falënderon konsumatorët besnik, në përfundim të lojës verore “Kush o ma i çarti”

Sot, me datën 30 shtator 2016, behët përmbyllja zyrtare e lojës verore “Kush o ma içarti”. Ishte kënaqësi e vërtet që për 4 muaj rresht çdo ditë të kalohet me konsumatorë të flaktë të shijes së RedRain. Emocione të përditshme që u dhanë me zemër, ide kreative dhe shumë dashuri u shpërndanë gjithë këta muaj.

Pafund komente, pafund mesazhe, pafund foto nga më të ndryshmet që e zbukuruan verën 2016. Personazhet: shqiptari që e krijoi llambën elektrike me Red Rain, vajza që e shpoi qiellin me dron në kërkim të Red Rain nëpër kryeqytet, ai që e mori bukurinë e natyrës dhe e zbukuroi me të kuqen kanaqe të Red Rain, ajo që na solli ngjyrat e ylberit me Red Rain, shokët që përmes videos na treguan se si u inspiruan me Red Rain për të vazhduar rrugën e tyre të suksesit, zonja të bukura të cilat përmes fotove na tregun ditët e tyre të bukura verore e shumë e shumë pjesëmarrës të tjerë që e bënë verën e Red Rain të mrekullueshme.

Kompania falënderon të gjithë lojtarët dhe konsumatorët besnik tëRedRain, që ishin shoqërues gjithë këta muaj dhe premtuan që nuk do të ndalen duke i shpërblyer të gjithë ata.

Menaxheri i Marketingut pranë kësaj kompanie shprehet – “Faleminderit konsumatorë të RedRain që kaluat me ne ketë verë të bukur, do të takohemi përsëri si gjithmonë”.

Sikur edhe katër muajt e kaluar edhe ketë muaj, fituesit e muajit Shtator do të tërheqin shpërblimet e fituara dhe Red Rain do të jetë i lumtur që ti shpërndajë këto dhurata për ta.

###