LAJMI I FUNDIT:

Reeker kërkon zgjidhje për veriun

Reeker kërkon zgjidhje për veriun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të punojnë së bashku me Bashkimin Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas ndryshimeve në krye të departamentit amerikan të Shtetit, pas largimit të sekretares, Hillary Clinton.

Kështu ka thënë të mërkurën zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker, i cili po qëndron në Bruksel.

Ai në takim me gazetarët ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë të fokusuara në Ballkan dhe do të ketë vazhdimësi edhe me bashkëpunimin e tyre me BE-në në këtë zonë të Evropës.


Reeker ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe ka thënë se është arritur një përparim i jashtëzakonshëm deri më tash në këtë dialog.

Ai ka thënë se muajt e ardhshëm do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe duhet të shfrytëzohen në mënyrë maksimale, duke përmendur kështu edhe kërkimin e një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës, dhe shpërbërjen e strukturave paralele, transmeton Rel.

I pyetur për platformën dhe rezolutën e Serbisë për këtë dialog dhe për veriun e Kosovës, Reeker nuk ka dashur të komentojë në mënyrë konkrete, por ka thënë se është me rëndësi se çfarë thotë Bashkimi Evropian dhe ajo që po bëhet në konkluzat e BE-së, të cilat bëjnë të qartë se çfarë pritet të ndodhë rregullimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës.

Reeker ka thënë se me rëndësi është që Serbia dhe Kosova të jenë të fokusuara dhe të përkushtuara seriozisht për vazhdimin e dialogut.

Po ashtu,Reeker ka folur edhe për pjesë tjera të Ballkanit, duke thënë se vitit 2013 do të jetë vit jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Në këtë kontekst ka përmendur edhe zgjedhjet që do të zhvillohen në Shqipëri, duke thënë se Shqipëria e ka rastin t’i dëshmojë jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe vetë qytetarëve të saj, se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje demokratike dhe të lira.

Reeker po ashtu ka thënë se SHBA-të janë të shqetësuara për retorikën nacionaliste që dëgjohet nga politikanët në Shqipëri, dhe ka thënë se kjo retorikë devijon fokusin nga çështjet e rëndësishme, dhe kjo retorikë nuk do të ndihmojë as në zhvillimin e ekonomisë, e as në zgjidhjet e problemeve siç janë papunësia, dhe problemet tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori