LAJMI I FUNDIT:

Reforma fiskale nuk ndikoi në çmimet e konsumit (Video)

Reforma fiskale nuk ndikoi në çmimet e konsumit (Video)

Reforma fiskale nuk ka pasur ndikim në rënie të çmimeve të konsumit, ani pse ishte paraparë që të ndikojë direkt në shportën e konsumatorit, të bizneseve dhe zhvillimin ekonomik.

Arsyen për mos reflektimin e pakos së re fiskale në uljen e çmimeve të konsumit, e ka dhënë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.


Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike, thotë se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, reforma fiskale nuk ka pasur ndikim në rënie të çmimeve të konsumit.

Heqja e TVSh-së dhe hyrja e pajisjeve, linjave të prodhimit dhe makinerive të ndryshme për prodhim në kufi me takse zero, ka pasur ndikim shumë pozitiv, gjë që ka ndikuar në rritjen e cilësisë së produkteve dhe rritjen e prodhimit në përgjithësi. /Gazeta Tribuna/