LAJMI I FUNDIT:

Reforma në drejtësi, Basha mbledh anëtarë dhe ekspertë të PD-së

Reforma në drejtësi, Basha mbledh anëtarë dhe ekspertë të PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë në orën 13:30 një takim me anëtarët dhe ekspertët e selisë blu, ku në qendër do të jetë reforma në drejtësi.

Takimi vjen një ditë pas propozimit të ri për miratimin e reformës nga Ndihmës-sekretarja amerikane Viktoria Nuland.


Basha zhvilloi dje një takim me Nulandin, ku theksoi se opozita nuk tërhiqet nga kërkesa e saj.

“Presim, kërkojmë dhe ftojmë palën tjetër që përmes një reflektimi pozitiv të diskutojë mbi meritat e këtij propozimi dhe jemi të hapur që së bashku me palën tjetër, në mënyrë konsensuale t’i hapim rrugë kësaj çështje të vetme që i ndan palët sa i përket miratimit në parim të draftit kushtetues për reformën në drejtësi”, u shpreh Basha.

Nuland zbuloi dje një propozim të ri lidhur me (vetting-un) dhe bëri thirrje që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për reformën në drejtësi. /Telegrafi/