LAJMI I FUNDIT:

Refugjatët sirianë nisin të depërtojnë në Shqipëri

Refugjatët sirianë nisin të depërtojnë në Shqipëri

Policia e Fierit tha se bllokoi 9 shtetas nga Siria në segmentin e rrugës kombëtare Tepelenë – Fier. Sipas burimeve zyrtare, refugjatët u bllokuan tek udhëtonin me një automjet luksoz “BMW X 5”, për t’i shpëtuar kontrollit policor. Policia tha se vuri në pranga drejtuesin e automjetit, një shtetas nga Tirana, i cili po realizonte transportin e refugjatëve kundrejt një shume të konsiderueshme të hollash.

Polica shqiptare po heton nëse bëhet fjalë për ndonjë rrjet të mirëorganizuar të transportit të refugjatëve. Burimet policore greke njoftuan edhe për riatdhesimin e 2 refugjatëve të tjerë sirianë nga kufiri shqiptar i Kakavijës. Disa mijëra refugjatë sirianë ,të shpërngulur nga zonat e luftës, ndodhen të strehuar në kampe në zona të ndryshme të Greqisë. Katër prej kampeve janë në Veri të Greqisë, në zonat kufitare afër Shqipërisë.

Më parë refugjatët e vendosur në këto kampe kishin deklaruar për gazetarët shqiptarë se nuk donin të udhëtonin drejt Shqipërisë. Por së fundi, rrjete të trafikut të qënieve njerëzore kanë nisur të veprojnë në organizimin e udhëtimit të tyre duke e parë Shqipërinë si një zonë tranzit për t’i kaluar më pas refugjatët drejt Malit të Zi apo Italisë.

Pak ditë më parë polica greke goditi një rrjet të tillë që synonte të transportonte me autobuzë drejt Shqipërisë rreth 80 refugjatë. Rrjeti, sipas policsë greke, përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe shtetas grekë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori