LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa e PSP-së për rastin ‘Arka’

Refuzohet kërkesa e PSP-së për rastin ‘Arka’

Kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1-Shkup ka sjellë vendim me të cilin refuzohet kërkesa e PSP-së për përjashtim të gjykatësit në procedurën paraprake për rastin “Arka”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat rrjedhin nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve (PSP) për përjashtim të gjykatësit në procedurën paraprake i cili duhet të vendosë për propozimin e prokurorisë së njëjtë për përcaktimin e masave për kujdes kundër tre personave të përfshirë në lëndën e PSP-së të njohur si ‘Arka’, kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup, solli vendim me të cilin kërkesa refuzohet sepse nuk janë të përcaktuara shkaqet për përjashtimin e gjykatësit të cilat PSP-ja i ka theksuar në kërkesën e saj”, theksohet në kumtesën nga Gjykata penale.


Në vendimin e njëjtë, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për përjashtim të gjykatësit në procedurën paraprake, PSP-ja ka të drejtë në ankesë në afat prej tre ditëve deri te Gjykata e Apelit – Shkup.

Në lidhje me ankesën e PSP-së kundër vendimit të gjykatësit në procedurën paraprake me të cilën nuk është pranuar propozimi i prokurorisë së theksuar për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, nga Gjykata informojnë se vendimi është dërguar nga palët, si dhe ankesa e cila menjëherë është dorëzuar në përgjigje te pala e kundërt, ndërsa pas kompletimit të shkrimeve në lëndë dhe kthimi i të gjitha faturave, i njëjti do të dorëzohet në veprim kompetent te Këshilli penal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori