LAJMI I FUNDIT:

Regjisori i filmit “Shok”, anëtar i Oscars Akademy

Regjisori i filmit “Shok”, anëtar i Oscars Akademy

Jamie Donoughue është anëtar i kësaj Akademie.

Jamie Donoughue , regjisori i filmit “Shok”, i cili dërgoi Kosovën deri te nominimi për çmimin Oscar, është pranuar si anëtar i Oscars Akademy, shkruan KultPlus.


Bëhet e ditur se tashti kjo akademi ka pranuar 683 anëtarë të rinj, në mesin e të cilëve edhe Donoughue.

Kjo listë përbëhet nga kineastë të treguar, duke përfshirë prej atyre më prestigjiozëve e deri të ata që kanë arritur të nominohen për filmat e tyre.

Filmi “Shok”, është film që ka shënuar historinë sa i përket arritjes kinematografike të Kosovës.